10 verpat qe të ndalojnë nga ndëshkimi i mëkatit

Kur besimtari bën një mëkat, ndëshkimi për të mund të pengohet me dhjetë shkaqe:
1. Të pendohet me një pendim të pranuar, sepse ai që pendohet është sikur të mos ketë bërë mëkat.
2. Të kërkoj falje dhe t’i pranohet kërkesa.
3. Të bëj vepra të mira që e fshijnë atë, sepse veprat e mira largojnë të këqiat.
4. Të luten për të vëllezërit e tij besimtar dhe të kërkojnë falje për të, si kur është gjallë ashtu dhe i vdekur.
5. Ti dhurojnë atij nga shpërblimet e veprave të veta, me të cilat shpërblen Allahu.
6. Të ndërmjetësoj për të i dërguari i tij Muhamedi (salallahu alejhi ve selem).
7. Ta sprovoj Allahu me fatkeqësi të kësaj jete, të cilat ia fshijnë atë.
8. Ta sprovoj Allahu në varr.
9. Ta sprovoj Allahu në ditën e gjykimit.
10 Ta mëshiroj i Gjithmëshirmi

Kush i heq këto dhjetë gjëra atëherë vetëm veten e vet le ta qortoj!
(Ibën Tejmije, 10/45)

Artikulli paraprakSi të marrësh gusul
Artikulli vijuesSi të kujdesesh për familjen dhe fëmijët e tu