15 fshatra të Rekës së Keqe që tri ditë pa rrymë

Pas erërave të forta dhe motit të ligë që po mbretëron ditëve të fundit në Dukagjin, gjendja e furnizimit me energji elektrike vazhdon të jetë shumë e rëndë. Për pasojë 15 fshatra të Rekës së Keqe tash e tri ditë kanë mbetur pa rrymë.

Qytetarët shprehen shumë të shqetësuar për neglizhencën e ekipeve të KEK-ut në përmirësimin e gjendjes së krijuar.

Kurse, Zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala ka thënë se janë në dijeni për gjendjen e krijuar në teren. Sipas tij, ekipet e KEK-ut të shoqëruar edhe nga menaxheri i rrjetit elektrik në Gjakovë janë duke punuar maksimalisht që gjendja t’i kthehet normalitetit.

Sipas informacioneve në teren gjatë 48 orëve të fundit gjendja e rëndë e furnizimit me energji elektrike ka mbretëruar edhe në komunën e Deçanit mirëpo gjatë orëve të pasdites gjendja atje është normalizuar dukshëm.kohaislame

Artikulli paraprakErdogan akuzon BE-në për vonesën për anëtarësim në BE
Artikulli vijuesBrezovica bëhet "e pakalueshme" për skitarët