3 mirësitë që ka kjo lutje

O Zoti ynë! Na jep mirësi në dynja dhe në botën tjetër

Ibn Kerithi (Allahu e mëshiroftë) në komentin e ajetit 201 të sures El Bekare ku Allahu i Lartësuar thotë: “E ka prej tyre që thonë: O Zoti ynë! Na jep neve mirësi në dynja dhe në ahiret dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit.”

Ai (Ibn Kethir) Allahu e mëshiroftë ka thënë:

  • Kjo lutje përmbledh çdo mirësi në dynja dhe largon çdo të keqe. Mirësia në dynja, përmbledh çdo gjë që kërkohet në të, si: shëndeti, vendbanimi i mirë, gruaja e devotshme, furnizimi i bollshëm, dituria e dobishme, punët e mira, mjeti i rehatshëm, fjalët e mira dhe shumë gjëra të tjera që janë përcjellë nga komentatorët e Kur’anit. Të gjitha këto nuk bien ndesh me njëra – tjetrën, sepse janë pjese e mirësisë në dynja.
  • Ndërsa mirësia në ahiret, më e larta konsiderohet hyrja në xhenet dhe çdo gjë që ka të bëj me të (hyrjen në xhenet), si: siguria nga trishtimi i madh në vendin e tubimit, llogaria e lehtë dhe gjëra të tjera të mira prej punëve të ahiretit.
  • Ruajtje nga dënimi i zjarrit do të thotë: Lehtësimin e shkaqeve që të ruajnë prej tij që në dynja si: largimi nga haramet dhe lënia e gjërave të dyshimta dhe të ndaluara.

Përktheu Ylli Rama

Artikulli paraprakTë keqen ktheje me të mirë
Artikulli vijuesDijetari duhet të ketë për qëllim në mësimin e njerëzve këto çështje: