613 kg kokainë në Durrës

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka bërë mesditën e sotme një vizitë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Xhafaj takoi Drejtorin e Përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtuesit e operacionit të fundit antidrogë.
Ministri përgëzoi Policinë e Shtetit dhe inkurajoi për një hetim gjithëpërfshirës

Ai vlerësoi faktin e ruajtjes së konfidencialitetit të operacionit nga Policia dhe Hetimi Doganor. Ministri kërkoi bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë për t’i shkuar deri në fund hetimit. Në operacion u sekuestrua sasia rekord prej 613 kg kokainë në Portin e Durrësit.

Artikulli paraprakShpejtim Bulliqi në Qeveri?
Artikulli vijuesBasha: Jemi përpara një katastrofe ekonomike