A është brezi jonë më i shëndetshëm se prindërit?

Pavarësisht reputacionit se brezi pas-luftës së dytë botërore apo “Baby Boomers” është më i shëndëtetëshëm dhe më aktiv, ai është aktualisht përgjithësisht më i dobët se brezi para-ardhës. Sipas Byrosë Amerikane të Censusit, periudha “Baby Boomers” në SHBA, përfshin vitet 1946 – 1964.

Një studim nga shkencëtarët në Shkollën Mjekësore në Universitetin West Virginia, zbulon se brezi pas-luftës së dytë botërore, nuk është aq i shëndetshëm sa besohej më parë. Në fakt, pjestarët e këtij brezi kanë nivele më të larta tensioni, diabeti, kolesteroli dhe më shumë raste me aftësi të kufizuara në krahasim me prindërit e tyre.

Përveç kësaj, ndërsa jetëgjatësia është më e lartë mes brezit të pas-luftës se sa ishte për brezin e mëparshëm, kjo jetëgjatësi shoqërohet me më shumë sëmundje. Sipas studimit, vetëm 1/10 e personave të brezit të pas-luftës thanë se gëzonin shëndet të shkëlqyer në krahasim me 1/3 e prindërve të tyre që raportuan njëjtën gjë.

Numri i njerëzve që kanë lindur mes viteve 1946 – 1964 në SHBA, është rreth 76 milionë, dhe këta përbëjnë grupin më të madh të konsumatorëve në vend. “Baby Boomers” është dukuri demografike e shkaktuar nga optimizmi i të kthyerve nga lufta, të cilët shpresonin shumë në paqen dhe mezi prisnin të krijonin familje. Kjo dëshirë solli një valë të re të lartë të lindjeve në familjet amerikane mes viteve 1946 -1964.

Artikulli paraprakLimaj: Qeveria do të jetë partnere e atyre që krijojnë vende të reja pune!
Artikulli vijuesÇfarë pamje kishin të parët tanë?