A po e përgatit PDK skenarin e njëjtë për Haradinajn, ashtu siç e kishte për rrëzimin e Mustafës

Mos ratifikimi i marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës që ishte nënshkruar më 26 gusht të vitit 2015 nga presidenti Hashim Thaçi që në atë kohë e drejtonte Ministrinë e Punëve të Jashtme, nuk do t’i ftohë marrëdhëniet e PDK-së me partitë në koalicion qeverisës, ashtu siç ndodhi me LDK-në dhe ish-kryeministrin Isa Mustafa.

Këtë mendim së paku e ka shefi i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqri Bytyqi.

Sipas tij, me rrëzimin e marrëveshjes aktuale për Demarkacion do të hapet rrugë për rishikimin e marrëveshjes, gjë e cila është shprehur i bindur se do të përkrahet edhe nga Mali i Zi, shtet ky i cili tashmë e ka të ratifikuar këtë marrëveshje.“Konsideroi që qeveria aktuale e ka marrë shumë me seriozisht zgjedhjen e çështjen e Demarkacionit. Për ne si NISMA dihen qëndrimet tona prej kohësh kur kemi qenë ne opozitë, por edhe tani që jemi në pozitë nuk kanë asnjë lloj ndryshimi.

Është pa një seriozitet i qeverisë me formimin e një komisioni të ri i cili e ka shtuar besueshmërinë të partisë sonë dhe të tjerëve të cilët e kanë pasur një dyshim rreth demarkimit të pikës kufitare me Malin e Zi dhe tani mendoi që marrëveshja duhet të procedohet në parlament dhe të votohet nga deputetët, besoi që shumë deputetë që e kanë pasur të paqartë, ky komision me informacionet e reja mendoi që e ka qartësuar situatën dhe mund t’i jep zgjidhje Parlamenti i Kosovës dhe t’i thotë jo këtij demarkacioni në atë mënyrë që të hapet rruga për një marrëveshje të re, ku besoi që edhe Mali i Zi do të jetë i interesuar për të diskutuar për një marrëveshje reale, një marrëveshje që do të jetë ashtu siç ka qenë vija kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi”, tha Bytyqi në një intervistë dhënë portalit “Gazeta Blic”

Ministri i MASHT-it, Bytyqi beson se interesat nacionale nuk do të lidhen me çështje në individuale, në atë mënyrë që rrëzimi i demarkacionit në Kuvend të mos reflektoi negativisht tek PDK-ja.

“Unë nuk e besoi që interesat nacionale mund të lidhen për çështje invidiuale, nëse deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës vërtetë do ta kenë të qartë se ka qenë një gabim në marrëveshjen që është realizu kohë më parë nga kush do që është nënshkruar ata duhet të pajtohen dhe të jenë të gatshëm që të hapin rrugë për rishikim të marrëveshjes dhe nuk ka vend për ftohje të marrëdhënieve thjeshtë ka vend për përmirësimin e një gabimi që ka qenë me dëm nacional gjë të cilin besoi se askush nuk është i gatshëm të pranoi”, është shprehur ai.

Ndryshe, PDK është ajo e cila e kishte mbështetur inciativën e Nisma për Kosovën dhe subjektet tjera opozitare që ishin bashkuar për mocionin e mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.

Partitë politike opozitare vitin e kaluar patën bllokuar disa herë seancat plenare, duke përdorur edhe gazin lotsjellës dhe fishkëllima në sallën e Kuvendit, kur është tentuar të trajtohet çështje e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi apo çështje tjera që nuk janë mbështetur nga tabori opozitar.Komisioni Evropian i ka vënë kusht Kosovës për liberalizimin e vizave, pikërisht ratifikimin Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. /Gazeta Blic/

Artikulli paraprakLirohen nga paraburgimi Albin Kurti e Donika Kadaj
Artikulli vijuesZaevit fillon ti tkurret koalicioni