AAK: Nisma mund të jetë një partner i shkëlqyer edhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor

Deklaratat e sekretarit të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifit se kjo parti është e mundur të hyj në koalicion parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, nuk i ka përjashtuar as zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj.
Në një prononcim për Indeksonline, Nitaj ka thënë se Nisma është një parti serioze dhe mund të jetë një partner i shkëlqyer në rrugëtimin opozitar.
“AAK, po provon që të bëjë marrëveshje për bashkëpunim me Nisma, por edhe me parti të tjera politike, me shoqërinë civile si dhe me individë me influencë politike. Sigurisht se Nisma, është një parti serioze dhe mund të jetë një partner i shkëlqyer në rrugëtimin opozitar, pse jo edhe për një koalicion të mundshëm parazgjedhor” , ka thënë ai.
Ndërsa një ditë më parë, zëdhënësi i AAK-së ka deklaruar se me partitë të cilat janë në pushtet AAK-ja jo vetëm që ka linja të kuqe por atyre ju ka vënë një kryq të madh të kuq.kohaislame

Artikulli paraprakFC Shkupi U15 në finale të Kupës së Maqedonisë
Artikulli vijuesGruevski: Zaev kërkon që në Maqedoni të vriten mbi 1000 qytetarë si në Ukrainë