Banorët më të pakët në xhennet

Vërejta shenja të brengosjes në fytyrën e vajzës sime Sarës. E pyeta nënën e saj mos është e sëmurë, ose mos është mërzitur nga suksesi i ndonjë provimit, edhe pse unë isha i bindur se ajo ka sukses shumë të mirë.
Gruaja mi mohoi këto dy çeshtje, mohoi të ketë qenë Sara e sëmurë dhe mohoi të ketë marur notë të vogël në provim.
Kërkova nga gruaja ime që me butësi dhe dalngadal të hyjë në bisedë e ta pyes për shkakun e brengosjes së saj të dukshme dhe dola nga shtëpia për të arritur në takimin e caktuar më herët.
Në mbrëmje e pyeta gruan time: a kuptove pse ishte Sara shumë e brengosur gjatë ditës?
Në buzëqeshje gruaja ime më tha: po kuptova.
Thashë: inshaAll-llah është gjë e mirë. Më tha: e kishte brengosur një hadith i Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, të cilin e kishte lexuar.
Thashë: vallë, a ka mundësi që hadithet e Pejgamberit,  alejhi  selam, të brengosin kënd? Ata shkaktojnë qetësi në zemrën e çdo besimtarit. Tha: e kishte brengosur hadithi i Pejgamberi, alejhi ve selam, që tregon se gratë do të jenë me numër më të vogël në xhennet!
U qesha dhe thashë: e dashura ime, bija ime, ku është ajo?Ma ktheu gruaja: ngadal…lere këtë gjë pas darkës.I thashë: jo tani, sepse dëshiroj që të ha darkën e qetësuar.
Shkova në sallon ku e gjeta Sarën të ulur duke shkruar detyrat e shtëpisë. U ula afër saj, pasiqë e përkdhela në kokë.
I thashë: Sara, si të shkon mësimi?
Më tha: shumë mirë, All-llahut i qofshim falë.
I thashë: a krejt shoqet e tuaja në klasë janë të shkëlqyeshme?
Tha: jo, vetëm pesë janë të shkëlqyeshme.
I thashë: sa nxënëse ka klasa jote?
Tha: tridhjet nxënëse.
I thashë: pra, përqindja e nxënësve të shkëlqyeshme ndaj tjerave qenka e vogël?
E buzëqeshur tha: po, babai im.
I thashë: a nuk të bën më të dalluar kjo situatë, se sa po të ishte numri i nxënëseve të shkëlqyera njëzet?
Tha: gjithsesi babai im. Të jemë njëra prej pesë të shkëlqyerave më bën më të dalluar se të jemë njëra prej njëzët të shkëlqyerave.
I thashë: kjo të gëzon, pra?
Tha duke u qeshur: normalisht.
I thashë: kështu duhet të gëzohesh kur të kuptosh se numri i grave në xhennet është më i vogël.
Kuptoi Sara qëllimin nga debati im me te. Kuptoi se nëna e saj më ka treguar për brengosjen e saj nga shkaku se gratë janë me numër më të vogël në xhennet.
I thashë duke vazhduar bisedën: poqëse je nga këta pak gra që do të jenë banore të xhennetit, kjo duhet të të gëzojë dhe të ndihesh krenare, sepse ua ke kaluar shumë gravë të ngjajshme, të cilat nuk e kan fituar xhennetin.
Tha: mirëpo babai im, frikësohem se ndoshta nuk do të jemë nga ato të pakëtat?
I thashë: a nuk frikësohesh ndonjë herë se nuk do të jeshë e shkëlqyeshme?
Tha: gjithsesi. I thashë: çka të shtynë të bësh kjo frikë?
Tha: të mësoj ma shumë dhe të lodhem ma tepër duke përsëritur dhe duke memorizuar.
I thashë: kështu edhe frika se ndoshta nuk do të jeshë nga ato gratë e pakëta që do të hyjnë në xhennet, duhet të të shtyjë që ma tepër ta respektosh All-llahun dhe Pejgamberin.
Në fytyrën e Sarës u shfaqën shenjat e rehatisë dhe dukej e qetësuar.
I thashë: Sara ma kujtove një njeri i cili lutej dhe thoshte: “All-llahu im, më bë prej të paktëve”.
Më tha: baba, ai është burrë e jo grua.
I thashë: po. Omeri, radijall-llahu anhu, e kishte dëgjuar dhe i kishte thënë: Çka është kjo lutje? Ia ktheu njeriu duke i thënë: e kisha për qëllim Fjalën e All-llahut: “…e nga robërit e Mi, pak janë mirënjohës”. (Sebe’: 13).
Tha: nesër para shoqeve të mia do të lutem: “All-llahu im më bën prej të paktëve”.
I thashë duke qeshur: do të ngjallish kërshërinë e tyre më këtë lutje?
Tha: do të më pyesin, ndoshta edhe do të më përqeshin për shkak të kësaj lutjeje.
I thashë: do të jetë moment që tu sqarosh atyreve se çke dëshiruar me këtëlutje të cilën e dëgjojnë për herë të parë.
(Sikurse iu kujtua Sarës diçka)
Tha: nëse ndonjë shoqe më pyet se ku është drejtësia nëse All-llahu ka bërë numrin më të vogël të banorëve të xhennetit prej grave?
I thashë: larg asaj që All-llahu të mos jetë i drejtë. I Lartësuar qoftë nga ky veprim. Bija ime, All-llahu nuk i ka bërë gratë me numër më të vogël në xhennet, porse ia ka zbuluar këtë fshehtësi Pejgamberit, salallahu alejhi ve selem,, e ai na ka treguar neve.
Poqëse drejtoresha e shkollës tënde i përgjigjet kontrollueses nga ministria e arsimit se numri më i vogël i nxënëseve të shkëlqyeshme në këtë klasë është kaq…
Vallë, do tu bënte padrejtësi nxënëseve që s’janë të shkëlqyeshme ose ajo do t’ua kishte zgjedhur atyre këtë gjendje?! Tha: normalisht, jo.I thashë: kështu është puna edhe këtu, edhe pse All-llahut i takon shembulli më i mirë.
Tha: po, babai im, në hadith nuk ka asnjë fakt që aludon se All-llahu ka caktuar që gratë të janë me numër më të vogël në xhennet, mirëpo ka vetëm lajmërim mbi këtë gjë.
I thashë: ma lexo tekstin e hadithit, bija ime.
Sara e nxori një fletë të cilën e kishte mes fletoreve të saja, ku e kishte shkruar hadithin, e filloi ta lexojë:
Imran ibn Husejni, radijall-llahu anhu, tregon se Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Banorët me numër më të vogël në xhennet janë gratë”. (Muslimi).
I thashë: Pejgamberi, salall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ka thënë: “All-llahu ka caktuar që banorët me numër më të vogël në xhennet janë gratë”, por ka thënë:
“Banorët me numër më të vogël…”. Dallimi është i qartë mes këtyre dy shprehjeve.
Tha: Sa falënderuese dhe mirënjohëse jam ndaj teje, babai im. Brengën ma shndërrove në kënaqësi dhe qetësi, madje ma shtove entuziazmin dhe dëshirën për të qenë nga ato të paktat.
I thashë: ti je prej tyre, së pari me mëshirën e Zotit, e pastaj me të kapurit për fenë dhe bamirësin ndaj prindëve tuaj, të cilët janë të kënaqur ndaj teje.

Reshid El-Uvejid
Përktheu: Bekir Halimi

Artikulli paraprakVlera e atij që fal namazin në xhami dhe pret deri sa të fal namazin tjetër
Artikulli vijuesNjerëzit e moralshëm do jenë me Profetet Ditën e Gjykmit