Beqar: Këto 6 lloje femrash duhet t’i shmangni

Edhe meshkujt beqarë mbi 40 vjeç kanë traumat e tyre, për shkak të përvojave me seksin e kundërt jo gjithmonë të pëlqyeshme. Kështu që në vijim do të njiheni me klasifikimin e “gjashtë femrave” që duhet t’i mbani larg:

Flirtuesja

E ëmbël dhe e ndjeshme, në dukje i bën për vete burrat duke stimuluar instinktet e tyre mbrojtëse. Por në momentin e duhur (kur mashkulli është në “këmbët” e saj dhe ndien shumë për të) ajo “nxjerr thonjtë”: ky është fillimi i një serie pretekstesh absurde (edhe ekonomike). Kjo lloj femre në këtë mënyrë transformohet në një antipatike të pashërueshme, që pretendon nga i dashuri i saj gjithçka. Nëse arrini ta njihni që në fillim, jeni vërtet me fat: mund ta “devijoni” atë mjaft lehtë. Por nëse e zbuloni pas martese, është vërtet një problem i madh. Ta ndani në atë fazë do të ishte njësoj sikur të ktheheshit në një milioner të marr peng për të gjithë jetën.

E reja

Janë delikate dhe në harmoni me botën. Shtëpia e tyre është një tempull me parfume dhe qirinj. Nga një sy joekspert, krijojnë një atmosferë magjike ku mund të çlodhesh. Për të mos folur për çajet e përgatitura nga ajo vetë, që gjithmonë në fillim duken ekstremisht të këndshme. Por nëse arrini të dëgjoni këtë frazë: “I dashur, mos harro se të shtunën në mëngjes na ‘pret’ seanca e meditimit…”, rrotullohuni dhe filloni të vraponi për të ikur. Përndryshe do t’i kaloni pushimet tuaja vetëm në mënyrën e saj!

Perfektja

Ajo i ka gjithmonë flokët në rregull, manikyrin të koordinuar me buzëkuqin (ose kuletën) dhe takat e duhura. Ajo të pret në botën e saj “pa njolla” dhe ti “hyni” krenar në të. Por më pas rrezikoni të bëheni makthi i saj: ajo është nga ato lloj që nuk të fal kur lini hapur shampon e trupit, për të mos folur më pas për këpucët në shtëpi… Nëse jeni si ajo, do të jetoni të lumtur e të kënaqur në mënyrën tuaj të pastër dhe perfekte, pa tapa të lënë hapur apo njolla mbi xhaketë. Por nëse jeni normalisht jo perfekt, pas disa muajsh do të rraskapiteni. Dhe tundimi për ta lënë, përpara se ta bëni atë “një salcë domatesh mbi xhaketën tuaj”, do të jetë gjëja më e këndshme që do t’ju vijë në mendje.

“Mamaja”

Do t’ju telefonojë për t’ju pyetur nëse keni ngrënë dhe do të shqetësohet nëse nuk jeni mbuluar aq sa duhet kur flini. Do të bëjë rekomandime në çdo udhëtim që do të ndërmerrni dhe do të kujdeset kur të ktheheni në shtëpi. Do t’ju “bombardojë” me sms. Në përgjithësi është një grua pa fëmijë (përndryshe nuk do të kishte kaq shumë kohë për t’ju dedikuar) dhe ndonjërit kjo gjë mund t’i pëlqejë. Le ta themi ndryshe: nëse dëshironi një partnere që do të kujdeset për ju si një fëmijë, atëherë ajo është e duhura. Por për të qenë të sinqertë, duhet thënë gjithashtu se burrat beqarë mbi 40 vjeç (siç mund të jeni ju), i kanë të “rrënjosura” zakonet e jetës së tyre dhe tendenca e një femre për t’i “çrrënjosur” ato mund të çojë në ndarje të menjëhershme.

Menaxherja

Nuk është domosdoshmërish puna e saj. Është më shumë një gjendje shpirtërore. Ajo është arrogante, agresive dhe ka tendencë të vlerësojë gjithçka sipas rezultateve, në çdo fushë. Kështu që nëse keni frikë nga një “shpartallim”, më mirë mos u merrni me këtë tip.

Femra si “burrë”

Po, nuk kemi pse mos ta mohojmë, ka disa femra që pretendojnë se janë “burra”. Gjuha e tyre, apo e folura është njëlloj si të atyre burrave nëpër filmat me gangsterë. Vishen në mënyrë shumë sportive dhe nuk lënë “vend” për të zbuluar asgjë femërore. Shpesh bëjnë batuta pa lidhje, duke ndërprerë ata që flasin, madje edhe ata që sapo i kanë njohur. Por çështja është kjo: nëse do të dilni me një mikun tuaj pak a shumë të tillë, mund të prisni të ndodhë gjithçka, fundja do të jetë sikur në një tavolinë të jenë mbledhur vetëm burra!

Artikulli paraprakA e keni ditur se pasta e dhëmbëve përdoret edhe për këto gjëra?
Artikulli vijuesShenjat që tregojnë se celulari juaj përgjohet