Blerim Xhemaili sërish shënon gol për Napolin

0
115

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia në skuadrën e Napolit, Blerim Xhemaili nuk ka të ndalur në shënimin e golave.

Blerimi edhe sonte ka shënuar golin për ekipin e tij, i cili mposhti Bolognan me rezultatin 3:0 në fushën e bolonjezëve, duke siguruar kështu pozitën e dytë në tabelë, menjëherë pas kampionit Juventus.

Për napolitanët golin e parë e shënoi Hamshik, në minutën e 53-të, e vazhdoi Edinson Cavani në minutën e 63-të nga penalltia, kurse fitoren përfundimtare e siguroi Xheaili në Sonte ishte nata e mysafirëve.

Edhe Juventusi fitoi në Bergamo kundër Atalantas, pastaj Parma kundër Cagliarit, Lazio kundër Interit (3:1), Udinese kundër Palermos, si dhe Fiorentina kundër Sienas. Më herët, po ashtu sot, Milan fitoi si mysafir kundër Pescaras, kurse dje Chievo e mundi Romën në stadiumin olimpik të kryeqytetit italian.

Skuadrat vendëse fituan vetëm dy pikë. Torino barazoi me Genoan 0:0, ndërsa Sampdoria luajti baras 1:1 me Catanian.kohaislame