Bota po e pret me padurim tankun kombëtar të Turqisë “Altay”,

Bota po e pret me padurim… Tanku kombëtar i Turqisë, “Altay”, po numëron ditët për prodhimin e tij në seri.

Emrin e mori nga heroi i Luftës së Pavarësisë së Turqisë, Fahrettin Altay.
Nuk është vetëm Turqia ajo e cila po e pret me padurim, por e tërë bota po e pret atë me një kuriozitet dhe emocion të madh.
Sepse pas prodhimit të tij në seri, Altayi do të jetë tanku me teknologjinë më të fundit në botë.
Pamje të tij nuk ishin publikuar për një kohe të gjatë.
Shtabi i Përgjithshëm ka shpërndarë në kanaline saj zyrtar në “Youtube” një video, që përmban testet e kryera të Altayit.
Ajo çka ngjallte më shumë kureshtje ishte mënyra sesi tanku Altay bën qitje kur është në lëvizje.
Në imazhet e publikuara së fundmi është gjetur edhe përgjigjja e kësaj pyetjeje.
Testimet për kualifikimin teknik të tankut kombëtar turk janë në përfundim e sipër.
Prodhimi në seri i tankut Altay do të nisë pas hapjes së tenderit gjatë vitit të ardhshëm.
Në këtë mënyrë, Forcat Tokësore të Turqisë do të fuqizohen më tepër me tankun “më modern në botë” dhe mbi të gjitha “prodhim kombëtar”.

Artikulli paraprakPanairi i turizmit “eKSplorer”promovon atraksionet turistike të Kosovës
Artikulli vijuesAvioni i telekomanduar “Bajraktari” pajiset me raketa turke