Brezovica bëhet "e pakalueshme" për skitarët

Federata e Skive e Kosovës (FSK) stinorin e shkuar kishte probleme me borën e madhe në qendrën më të madhe e më të njohur në Kosovë, atë në Brezovicë, për çka kishte anuluar disa gara vendore, ndërkohë që kishte planifikuar të mbante edhe një ndërkombëtare, por edhe ajo pati dështuar, shkruan Koha ditore.
FSK-së i ka dalë telashe edhe këtë stinor me Brezovicën.
Tani në këtë qendër turistike nuk punojnë as teleferikët për bartjen e skitarëve që pamundëson çdo lloj aktiviteti për shkak të mungesës së investimeve tash e shumë vjet. /IO

Artikulli paraprak15 fshatra të Rekës së Keqe që tri ditë pa rrymë
Artikulli vijuesNis dëshminë shoqëruesi i studentes së dhunuar indiane