Britania e Madhe sonte voton marrëveshjen e daljes nga BE-ja

Deputetët e Dhomës së Ulët të parlamentit britanik do ta votojnë sonte rreth orës 19 sipas kohës lokale marrëveshjen për tërheqjen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Para votimit, kryeministrja May pritet ta mbajë një fjalim për ta fituar mbështetjen e sa më shumë deputetëve.
Votimit të marrëveshjes i ka paraprirë një debat i gjatë që ka zgjatur pesë ditë. Zonja May ka bërë thirrje që deputetët ta mbështesin marrëveshjen e saj dhe të mos e tradhëtojnë vullnetin e popullit. Sidoqoftë, besohet se marrëveshja nuk do t’i marrë votat e mjaftueshme sepse në mesin e deputetëve që e kanë kundërshtuar atë ka edhe shumë deputetë të partisë së kryeministres.

Debati i fundit për këtë çështje është hapur sot në mesditë, ndërsa pritet të përmbyllet me fjalimin përfundimtar të kryeministres, rreth orës 18 e 30 minuta sipas kohës lokale. Procesi i votimit do të fillojë me votimin e disa amandamenteve dhe në fund do të votohet marrëveshja.

Kundër saj janë deklaruar rreth 100 deputetë të Partisë Konservatore dhe dhjetë deputetë të Partisë Demokratike të Unionistëve, të cilët pritet t’i bashkojnë forcat me opozitën për ta rrëzuar marrëveshjen, shkruan “BBC”

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/sonte-votohet-marreveshja-per-terheqjen-e-britanise-se-madhe-nga-be-ja-616172/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright

Artikulli paraprakHaxhi Krasniqi premton titullin e botës
Artikulli vijues50 fakte interesante për Junikun