Çfarë është KohaIslame.com?

0
400

Me gjithë se si ueb faqe ekziston gati qe 6 vite, 2 vitet e fundit portali informativ KohaIslame.com ka qenë më aktiv, për të ofruar informacione dhe materiale të rëndësishme në gjuhën shqipe për lexuesit shqiptar anëekënd ku gjenden ata.

Portali informativ KohaIslame, është një platformë e informimit hallall që ka për qëllim bazik informimin dhe ofrimit të një dritare ndryshe larg prej shablloneve të tjera mediale.
Duke parë rritjen enorme të numrit të lexuesëve dhe përcjellësve ditor të portalit KohaIslame dhe pastaj duke nënkuptuar se kjo gamë e gjërë njerëzish që kanë shije të ndryshme mbi informimin, ku dikujt i interesojn çështjet politike vendore apo globale, dikujt tjetër gjëra të tjera mbi produktivitetin, dikujt tjetër sporti, dikujt kuzhina, e dikujt teknologjia, na bënë neve edhe më të rëndë detyrën për tu angazhuar për të ofruar matriale që plotësojnë këto nevoja të ndryshme të lexuesëve tonë.
Duke u munduar të jemi të tillë, shpeshherë kemi hasur në komente fyese dhe nënçmuese duke na thënë se ne po përdhosim emrin e brendit KohaIslame. Duke qenë njerëz të ndryshëm, është normale që do të kemi interese të ndryshme. Andaj ofrimi i informatave dhe artikujve të ndryshëm, bëhet me qëllim që lexuesi besimtar/parimor i cili është i interesuar të informohet mbi çështje të ndryshme të gjejë KohaIslame.com një vend i sigurt i informimit hallall dhe të sigurtë.
E pranojmë se edhe ne gabojmë, por asnjëherë nuk e bëjmë diçka të tillë me qëllim. Jemi një staf shumë i vogël, të cilët këtë punë e bëjmë vullnetarisht për të qëndruar përkrah njerëzve të vullnetit të mirë, për të qenë të informuar drejtë.
Ajo çfarë duam nga ju lexues të dashur është që të na ndihmoni në ngritjen e këtij mediumi hallall edhe më shumë, në çfarëdo forme që ju e shihni të arsyeshme, qoftë në aspektin intelektual apo aspekte të ndryshme që ju keni mundësi. Ne jemi të hapur për çfarëdo bashkëpunim, me qëllim ngritjen e një platforme të inforimimit hallall, në mënyrë që për të ofruar një klimë të mirëfilltë mediale në gjuhën shqipe, duke qenë objektiv në qasje.
Lehtë është të shahet dhe të kritikohet, ajo çfarë na duhet është ndihma juaj dhe përkrahja juaj, në këtë rrugëtimin tonë maratonesk. Jemi të hapur për çdo kënd që është i interesuar për të dhënë kontribut në këtë sferë mediale.

Në emër të stafit të KohaIslame.com
Nexhmedin Kalisi