“CIA ka më shumë dokumentacion dhe dëshmi për Gülenin se sa Turqia”

ANKARA (AA) – Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdağ ka deklaruar: “Unë jam i sigurt se CIA ka më shumë dokumentacion dhe dëshmi se sa Turqia që tregojnë se udhëheqësi Fethullah Gülen është i përfshirë në tentativën për grusht shteti. CIA di se sa herë i rreh zemra Fethullah Gülenit në sekondë, sa herë merr frymë. Madje di kush dhe sa zogj fluturojnë rreth fermës së tij si dhe gjininë e mushkonjave të zeza që fluturojnë në errësirën e natës. Të na thonë që nuk dinë gjë për përfshirjen e Gülenit në tentativën për grusht shteti do të thotë të luajnë me mendjen e popullit turk dhe të gjithë botës”, raporton Anadolu Agency (AA).

Artikulli paraprakKëto janë shehidët medresantë
Artikulli vijuesJa për çfarë e dua jetën