Dashuria dhe martesa

0
163

Martesa është nga sunnetet e ardhura nga pejgamberët dhe të dërguarit. Allahu thotë: ”Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë”. [er-Rrad: 38]

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Unë vAllahi, jam ai që i frikësohet më shumë Allahut dhe jam më i devotshmi midis jush, megjithatë, unë agjëroj ashtu siç edhe bëj iftar, unë falem siç edhe flej dhe unë martohem me gra. Kushdo që dëshiron diç tjetër e jo Sunnetit im, ai nuk është i imi”. (sqarim i shkurtër i kuptimit të hadithit është se Pejgamberi tregon se: pra edhe bëj agjërim me iftar në mbrëmje e edhe nuk kam agjërim të vazhdueshëm por edhe ndonjë ditë nuk agjëroj, edhe fali namaz nate por edhe pushoj dhe flej gjatë natës dhe nuk bëj jetë celibate duke u larguar nga martesa dhe duke mos pasur marrëdhënie intime sh.r.)

Të martuarit është një përgjigje thirrjes së Allahut kur ai thotë: ”Dhe martoni të pamartuarat (të pamartuarit) edhe robërit e robëreshat tuaja që janë të ndershëm e të ndershme. Nëse janë të varfër, All-llahu i begaton nga mirësitë e Tij, All-llahu është bujar i madh, i Gjithëdijshëm”. [el-Nur: 32]

Ajo poashtu është një përgjigje e thirrjes së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, kur ai ka thënë: ”O të rinj, cilido nga ju që ka mundësi të martohet le të martohet sepse ajo (maretsa sh.r.) ndihmon për të ulur shikimin dhe për të ruajtur pjesët private. Kushdo që nuk ka mundësi për këtë (mundësi për martesë) le të agjërojë sepse agjërimi është që ndal (që redukton dhe zvoglon në intenzitet epshin)”.

Kjo është kështu ngase edhe Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: ”Kushdo që ju thotë që të mos martoheni është duke ju thirrur tek diçka që nuk është islam”.

Njëhere Omeri pa një njeri i cili nuk u martua kurrë, përkundër faktit që ishte në moshë madhore. Omeri i tha atij: ”Askush nuk e le martesën, përveç një impotenti apo një gjynahqari të hapët”.

Martesa nga aspekti islam është mënyra e lejuar për ti përmbushur dëshirat tona natyrale dhe fizike. Një person i cili nuk mund të përmbushë nevojat e tij në një mënyrë të lejuar ka prirje për të rënë në ate që është e ndaluar.

Allahu thotë: ”…dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar… ”[el-Muminun : 5-6]

Allahu thotë: ”Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. [el-Rum : 21]

Një mendimtar kaherë ka thënë: ”Unë jam i përgatitur të harroj të gjitha gratë e botës dhe të gjithë begatitë e kësaj bote për hir të një gruaje e cila kur do të vonohesha do të merakosej dhe do të shqetësohej për mua”!

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ngriti jetën martesore dhe intimitetin midis një burri dhe një gruaje në nivel të adhurimit, duke thënë: ”Kur ndonjëri nga ju bën marrëdhënie intime me gruan e tij atëhere ajo vepër është sadaka (adhurim). Askush nga ju nuk shpenzon e që Allahu të mos e shpërblejë atë për atë gjë, madje edhe për një kafshatë buke që ju e vendosni në gojën e gruas tuaj”.

Një martesë e lumtur është e ndërtuar mbi themele të shëndosha. Pastaj ajo mund ta ketë potencialin për të fuqizuar kombet, rigjenerimin e rinisë dhe duke e shpier atë në një të ardhme me gjenerata të shëndosha. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Martoni gra të dashme dhe që lindin, une jam në gara për numër të shumtë, me ju, para ummeteve”. (hadith hasen sahih, Albani, N, Sahihut-tergib, nr.1921)

Një martesë e lumtur është një mundësi që të bashkohen familje të ndryshme dhe që njerëz nga qytete të ndryshme e vende të ndryshme ta njohin njëri-tjetrin.

Në një studim të kryer nga një psikolog për të nxjerrë përfundime për ate se nëse burrat dhe gratë ishin njëkohësisht të lumtur, u gjet që; gratë ishin të prirura të jenë më të lumtura se burrat por edhe më të prirura sesa burrat për të qënë më të dëshpëruarat. Nëse një grua gëzon gjërat themelore të një jetë të lumtur – një shtëpi të mirë, një burrë të drejtë, fëmijët dhe shëndetin atëherë ajo është më e prirur të jetë e lumtur dhe e kënaqur. E nëse i mohohen këto të drejta, ajo me lehtësi mund të bie në depresion dhe dëshpërim deri në një gradë që burrat nuk janë kurrë të prirur ta përjetojnë.

Sigurisht, suksesi dhe dështimi në martesë është një çështje shumë subjektive. اfarë një person e sheh si një martesë të sukseshme dikush tjetër mund ta quaj dështim total. Megjithatë, ka disa faktorë të cilët janë në përgjithësi të përbashkët e që mund të përdoren si bazë për diskutime në këtë gjë. Për shembull, një martesë ku gruaja nuk ka respekt për burrin e saj dhe nuk ka asnjë shqetësim për reputacionin e tij vështirë që mun
d të quhet një martesë e sukseshme. Mu si kjo askush nuk do guxojë ta përshkruajë si një martesë të sukseshme, ate ku burri neglizhon familjen e tij dhe e lë gruan e tij dhe fëmijët për interesat e tij personale.

Suksesi dhe dështimi janë kushte të ndryshme. Një martesë mund të fillojë e sukseshme dhe pastaj të dështojë. Si rrjedhojë, një martesë mund të fillojë si një dështim por me disa përpjekje nga të dy bashkëshortët mund të bëhet e drejtë. اfarë kërkohet për një martesë është mënyra e njerëzve për të gjetur siguri dhe lumturi. Martesa nga më të sukseshmet është martesa që ofron lumturi të kësaj bote ndërsa ndihmon për të lehtësuar lumturinë tonë në Ahiret.

Gjenden tre faktorë që janë absolutisht të domosdoshëm për sukses: komunikimi, dashuria dhe sakrifica. Nga kjo pikënisje, hapat e mëposhtëm mund të merren për të kuptuar lumturinë martesore:

1. Njohja e pengesave që njerëzit duhet të përballojnë në jetën e tyre martesore, faktorët që çojnë në dështim dhe si t’i tejkalojnë ata.

2. Kultivimi i mbështetjes tek Allahu dhe vetëdija se Ai është afër nesh me përgjigje. Të paturit një vetëdije të tillë atëherë kjo është një nga shkaqet e shpëtimit.

3. Përforcimi i vullnetit.

Dr. AbduRahman el-Mejdani, në librin e tij “Morali islam dhe themelet e tij” ofron udhëzimet e mëposhtme me të cilat ne mund të forcojmë vullnetin tonë:

• Sa i gatshëm jam unë që të bëj vepra të mira dhe të virtytshme?

• Sa optimist jam unë?

• Sa i durueshëm dhe i qëndrueshëm jam unë kur përballem me problemet?

• Sa shumë mund ta kontrollojë unë zemërimin?

Nëse ne dëshirojmë të forcojmë vullnetin tonë, ne duhet të bëjmë këtë që vijon:

1. Ne duhet ta forcojmë besimin tonë tek Allahu…

2. Ne mund të përpiqemi të pastrojmë shpirtërat tanë.

3. Ne duhet të angazhohemi në adhurim aq sa të mundemi.

 

Psikologët kanë konfirmuar që përdorimi i një metode sistematike të autosugjestionit është mënyra më e mirë për të forcuar vullnetin tonë.

Një program islam për restaurimin e lumturisë martesore duhet të përmbajë të mëposhtmet:

o Transformimi i dhimbjes në lumturi dhe në mundësi për të qenë i kënaqur me caktimin e Allahut.

o Lutja dhe këmbëngulja në te. Sa shumë pengesa për tek lumturia martesore janë tejkaluar me dua?

o Shikimi i çështjeve në një dritë të qartë. Eksperienca na ka treguar që sa më tepër dhe më thjeshtësisht dhe drejtë që ne të shikojmë, aq më më lehtësisht do të zgjidhen problemet tona. Ne nuk duhet ta teprojmë në ekzagjerimin e situatës dhe ankesave tona…

o Vendosja e një kohe të caktuar dhe vendi për biseda të hapura kur çdo palë është e përgatitur mentalisht për të dëgjuar çfarë ka për të thënë pala tjetër në një mënyrë të qetë dhe atmosferë mirëkuptimi. Shumë probleme janë kapërcyer në këtë mënyrë.

Me të vërtetë të gjitha problemet kur diskutohen në mënyrë të hapët sjellin qetësim.

Shejh Selman bin Fahd el-Avde

Përktheu: Ammar Ardit Kraja