Dështimi i programuar i shtetit

1.Bashkimi Evropian nuk e njeh Kosovën. E mban në izolim dhe presion. Pra e shpie drejt dështimit. 2. OKB e mban Kosovën të bllokuar.

Pra e shpie drejt dështimit. 3. NATO siguron kufijtë e saj, por nuk nuk e njeh si shtet. 4. Serbia minon cdo përpjekje të Kosovës për konsolidim si shtet dhe tolerohet nga faktorët ndërkombëtar. 5. Shqipëria nuk bën asgjë serioze për ta ndihmuar konsolidimin e shtetit të Kosovës.

6. Qeveritë e Kosovës janë të paafta që ta lëvizin shtetin përpara, në një kësi rrethimi armiqësor. Ato kanë zgjedhur të adaptohen, të luajnë në litar si klounë.

7. Qytetarët nuk janë mjaftueshëm të mençëm sa të riorganizohen e të sjellin një model të ri të ndërtimit të shtetit. Pra, dështimi i shtetit tonë është i programuar nga të gjithë akterët.

Artikulli paraprakThaçi diskuton nevojën e koordinimit ndërshqiptar me liderët në Maqedoni
Artikulli vijuesLunaçek kërkon që BE t’i bëjë presion Serbisë