Edhe kandidati i Trumpit për drejtor të CIA-s akuza ndaj Rusisë

Duke mbështetur pohimin e tij në lidhje me atë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, Pompeo është shprehur se “Nuk kam dyshim që Rusia dëshiron ta dëmtojë demokracinë tonë”.

Kandidati i presidentit të zgjedhur amerikan Donald Trump për Drejtor të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA), Mike Pompeo, ka akuzuar Moskën për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale përmes sulmeve kibernetike, duke shtuar se “Nuk kam dyshim që Rusia dëshiron ta dëmtojë demokracinë tonë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pompeo, i cili për tri mandate ka përfaqësuar Kansasin në Senat, u është përgjigjur pyetjeve të senatorëve në seancën e realizuar në Komitetin e Inteligjencës së Senatit Amerikan në lidhje me nominimin e tij.

Duke mbështetur pohimin e tij në lidhje me atë se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të 8 nëntorit, Pompeo është shprehur se “Nuk kam dyshim që Rusia dëshiron ta dëmtojë demokracinë tonë”.

Sipas tij, raportet e inteligjencës amerikane në lidhje me sulmet kibernetike që kanë të bëjnë me Rusinë janë “të besueshme”. Ndërkaq, Pompeo nuk ka dhënë informata të mjaftueshme në lidhje me atë se çfarë masa duhet ndërmarrë SHBA-të ndaj këtyre sulmeve kibernetike.

Paraprakisht, edhe kandidati i Trumpit për Sekretar të Mbrojtjes, James Mattis në seancën në Senat në lidhje me nominimin e tij kishte akuzuar Rusinë dhe kishte deklaruar se duhet ushtruar më tepër presion ndaj Moskës.

Ndryshe, Pompeo ka ushtruar detyrë për tri mandate në Komitetin e Inteligjencës pranë Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa u bë emër që u ngrit në parti pas kritikave të ashpra ndaj kandidates demokratike Hillary Clinton, me detyrën që e mori përsipër gjatë hetimit në lidhje me sulmin e organizuar ndaj Konsullatës Amerikane në Bengazi të Libisë.

Pompeo ka kundërshtuar ashpër marrëveshjen për programin bërthamor të arritur me Iranin, ndërsa është i mendimit se Edward Snowden – ish-analisti i sistemit në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë (NSA) i cili ka shpalosur disa aktivitete të përgjimit të institucionit përmes dokumenteve që ka publikuar në media – është tradhtar i kombit dhe duhet ekzekutuar.

Artikulli paraprakKina kërcënon Trumpin për “luftë”
Artikulli vijuesMinistri Sobotka: Shqipëria është një partner strategjik për Austrinë