Është më i mençur se Einsteini – ndërsa pastron dritare

Steve Borlase nga Warminster është njëri nga njerëzit më të mençur në Britani të Madhe me IQ 180, ndërsa punon si pastrues dritaresh.
Për të thonë se është më i mençur se Albert Einsteini, duke qenë se që nga mosha pesëvjeçare i ka zgjidhur detyrat e komplikuara matematikore.

“Në moshën pesëvjeçare jam rrëzuar në park dhe diçka ndryshoi tek unë. Qëkur jam rrëzuar në kokë, kam qenë në gjendje të zgjidh detyrat më të rënda aritmetike. Punoj si pastrues dritaresh, por do të më pëlqente që dikush të ma jepte rastin që të tregoj se çfarë di me numrat”, citon Metro fjalët e Borlase.

Koeficienti i tij i inteligjencës është më i lartë sesa IQ i Albert Einstein, Stephen Hawking dhe Carol Vorderman. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakMarinsat të “konzervuar” si sardele (FOTO LAJM)
Artikulli vijuesNë Prishtinë-valvitet flamuri i grisur