Euronews: Haradinaj po udhëtonte me pasaportë diplomatike

Televizioni evropian euronews ka raportuar për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj.

Kosova ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit të saj Ramush Haradinaj, pas arrestimit të tij nga ana e policisë franceze, raporton euronews, përcjell kp.

Ai është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Haradinaj ishte komandant gueril gjatë 1998-99 luftës në Kosovë dhe Serbia e konsideron atë një kriminel lufte për rolin e tij në udhëheqjen e kryengritjes në ish-provincën së saj, raporton ky televizion.

Theksohet se Haradinaj i cili po udhëtonte me pasaportë diplomatike./kumti

Artikulli paraprakTurqia, 2 miliardë dollarë nga eksporti i lajthive në 2016
Artikulli vijuesRritet numri i të vrarëve në Turqi