Familja e një shkencëtari amerikan ngre padi kundër CIA-s për vrasje

Familja e një shkencëtari amerikan ngre padi kundër CIA-s nën akuzën për vrasjen e këtij shkencëtari.
Gazeta Gardian e Anglisë në numrin e saj të sotshëm, ka shkruar familja e Frank Ulsen ka thënë se ai ishte dëshmitar i persekutimeve dhe rrahjeve që i bënin të burgosurve agjentet e CIA-s në Evropë dhe për këtë arsye CIA- pasi i ka dhënë atij lëndë narkotike, e ka hedhur atë nga dritarja e një hoteli kështu më pas ka mbuluar të vërtetën rreth vdekjes së tij. Erik dhe Nils, dy djemtë e Frank Ulsenit, ditën e mërkurë në padinë e tyre të cilën e kanë dorëzuar në gjykatën federale të Amerikës, kanë deklaruar se i ati i tyre është vrarë pasi ka qenë dëshmitar i persekutimeve dhe rrahjeve të agjentëve të CIA-së si dhe vrasjen e të akuzuarve duke përdorur lëndë kimike dhe biologjike. Thuhet se Frank Ulsen vet kishte prodhuar lëndët kimike dhe biologjike në fjalë.

Artikulli paraprakEhud Barak merr medalje nderi nga homologu i tij amerikan
Artikulli vijuesTashmë roboti luftarak mund të blihet në Japoni