Formë e tuberkulozit rezistent ndaj ilaçeve

Organizata Botërore e Shëndetësisë (World Health Organization – WHO), për këtë javë ka caktuar takim të veçantë në të cilin duhet të vendoset nëse lloji i tuberkulozit i cili duket rezistent ndaj të gjitha ilaçeve të njohura.

Nëse përgjigjja do të jetë pozitive, ky do të ishe niveli i ri i evoluimit të tuberkulozit nga forma e zakonshme (e cila shërohet për gjashtë muaj), në “tuberkuloz rezistent në shumë ilaçe” (MDR-TB) dhe në “tuberkuloz rezistent në mënyrë ekstensive ndaj ilaçeve” (XDR-TB).

Ekspertët theksojnë që për të gjitha këto forma të rënda të tuberkulozit fajtorë janë njerëzit – mjekët dhe personeli tjetër mjekësor, si dhe pacientët. Ose nuk janë përdorur ilaçe kualitative tek shërimi i tuberkulozit të zakonshëm, ose dozat e ilaçeve kanë qenë të pamjaftueshme ose pacienti nuk e ka përfunduar terapinë, ku të gjitha këto i mundësojnë bakterit të tuberkulozit që të evoluojë dhe të bëhet gjithnjë e më rezistent ndaj antibiotikëve.

Përveç kësaj, kur antibiotikët janë lehtë në dispozicion dhe pa recetë, pacientët i përdorin pa masë dhe sipas gjykimit të tyre, ata shpesh nuk veprojnë kur janë me të vërtetë të nevojshëm.

Tuberkulozi nuk është më sëmundje vetëm e vendeve të pazhvilluara, çka tregon edhe fakti që Londra është shpallur “kryeqyteti evropian i tuberkulozit”. Lëvizshmëria dhe përzierja e popullatës së sotme të botës mundëson që edhe format më të vështira të tuberkulozit të shfaqen aty ku më së paku pritet. /Telegrafi/kohaislame

Artikulli paraprakMishi i pulës ka më së shumti lloje të E. Coli
Artikulli vijuesFëmijët, burim informacioni internetin, jo median