Gashi thotë se LDK do të kërkojë dorëheqjen e Thaçit nëse prishet koalicioni

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka thënë se “nëse gjërat kanë ardhur deri në këtë pikë që koalicioni të prishet, atëherë le të prishet”, por, sipas tij, prishja e koalicionit bart me vete edhe disa pasoja.
“Mendoj se nëse prishet marrëveshja e PDK’së me LDK’në atëherë duhet të prishet krejt marrëveshja, përfshirë këtu edhe Presidentin, i cili duhet të largohet, sepse ka ardh si pjesë e kësaj marrëveshje”, ka thënë Gashi, në “Rrokum Roll” të TV Rrokum.

Sipas Gashit është e rëndësishme që PDK ta ketë parasysh këtë dhe se marrëveshja duhet të prishet e tëra në mënyrë që vendit të mos i mbesin pasojat e zgjedhjes së Presidentit.

“Përderisa PDK e LDK nuk munden me qeverisë, atëherë duhet me shkue në zgjedhje dhe me prishe koalicionin. E, nëse PDK nuk e respekton marrëveshjen, atëherë mund të vijë deri në një situatë kur LDK mund të kontestojë Presidentin e shtetit”, tha Gashi.

Ai tha se “nëse nuk ka reflektim dhe nuk respektohet marrëveshja prej PDK’së, atëherë LDK mund të bëjë veprime të tjera politike”.

Artikulli paraprakArsyeja se pse Steve Jobs nuk i linte fëmijët e tij të përdornin IPad
Artikulli vijuesJa çfarë i ndodh trupit nëse hani 2 banane në ditë