Gjëra të rëndësishme që duhet t`i dini për kursimet

Kursimet na mësojnë t’i përdorim paratë në mënyrë më racionale dhe të ndërgjegjësohemi mbi vlerën e tyre të vërtetë. Kursimi është një zakon shumë i dobishëm, pasi na jep siguri dhe na ndihmon që t’i përballojmë me lehtësi situatat kur kemi nevojë të menjëhershme për para.

Me kursime nuk nënkuptojmë vetëm ruajtjen e parave, por njëkohësisht investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.

Vendimi më i vështirë dhe më i rëndësishëm që ju duhet për të ardhmen tuaj është që të jeni të bindur se: “Doni të kurseni”.
Sigurisht, kjo është më e lehtë për t’u thënë sesa për t’u vënë në praktikë. Ne duam t’ju japim disa këshilla praktike për kursime pa u bërë cikërrimtarë, por duke u bërë vigjilentë në shpenzimet që bëni.

Kursimet nënkuptojnë ruajtjen e parave dhe investimin e tyre në një periudhë të nevojshme.

  • Përcaktoni qëllimin e kursimit tuaj
  • Përcaktoni shumën që dëshironi të kurseni çdo muaj (përshtateni shumën me të ardhurat dhe kostot tuaja mujore)
  • Kontrolloni shpenzimet që bëni
  • Zvogëloni kostot e faturave tuaja
  • Jini këmbëngulës – pranojini kursimet si detyrimin tuaj mujor

Gjithkush mund të kursejë, varësisht nga të ardhurat që ka!

/PCB dhe BQK

Artikulli paraprakÇfarë kuptimi ka ngjyra e pasaportave?
Artikulli vijuesFurçat për flokë janë fole e vërtetë e baktereve