Hanefijtë pa Mjekrra

Këto ditë ndodhi një konferencë shkencore mbarëkombëtare dy ditore me temën “Medhhebi hanefij, prioritet dhe sfidat” organizuar nga Bashkësia Fetare Islame në RM në koordinim me Fakultetin e Shkencave Islame-Shkup, u realizua më 31-tetor dhe 01 nëntor 2015, në lokalet e Fakultetit të shkencave Islame në Shkup, dhe të Medresesë “Isa Beu” – Shkup. Konferenca është realizuar në tre panele shkencore, me studiues nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës. Në këtë konferencë u trajtuan tematika të shumta nga hulumtuesit, në këndvështrime të ndryshme dhe, të njëjtat u pasuruan edhe me debate nga të pranishmit.

Për vlerësimin e rrjedhës së konferencës dhe punimeve të saja Këshilli Organizativ i konferencës, formoi një komision të përbërë nga pjesëmarrësit në përbërje prej (5) anëtarëve, me këtë përbërje: Jusuf Zimeri, Ajni Sinani, Shaqir Fetahi, Ragmi Destani, dhe Ibrahim Idrizi.

– Por një detaj shum me rëndësi vërehet gjat kësaj konference, e ajo është se të pranishmit nuk mbanin mjekrra, paradox i vërtetë nga fakti se vet Imam Ebu Hanifja kishte mjekërr të gjatë madje ishte ithtarë i kryerjes së këtij syneti.

Poashtu, katër Khalifët e njohur, Ebu Bekri, ‘Umeri, ‘Uthmani dhe ‘Aliu, të gjithë ata kishin mjekrra të mëdha, siç është përmendur në Tabakat Ibn Sa’d (3/114) dheTarijkhul-Khulefa lis-Sujuti (fq. 102, 116, 129).

Sipas hanefive, është e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekrën e tij.
Sa i përket shkurtimit të saj më pak se një grusht, siq është vepruar nga disa njerëz në Perëndim, askush nuk e ka lejuar këtë. Kurse sa i përket rruajtjes së saj tërësisht, ky është veprim i qifutëve indianë dhe i magjistarëve persianë.

Ibn Abidini (njëri prej dijetarëve të mëdhenj të medhhebit hanefi) ka thënë:

“Eshtë e ndaluar për një mashkull që ta rruajë mjekren e tij”.

Kur është pyetur: “A lejohet rruajtja e mjekrës?” , ai ka thënë:

“Nuk lejohet rruajta e mjekrës. I Dërguari (salallahu alejhi ue selem) ka thënë: “Shkurtoni mustaqet dhe lini mjekrat.” Ky urdhër i të Dërguarit (salallahu alejhi ue selem) është i qartë: duhen shkurtuar mustaqet dhe duhet lënë mjekra, nuk duhet ta rruajmë atë.”

Këtë mund ta gjeni edhe në shumë libra të medhhebit hanefi, si për shembull:
“Fet,h el kadir” (shih Sherh feh,t el kadir ala el hidaje 2/348),
“Sherh ez-zejlaijj alel kenz” (shih Bahr er-raik sherh kenz ed-dekaik/280).

Kurse sa i përket shkurtimit të mjekrës nën një grusht, janë dy mendime në medhhebin hanefi:
1. Nuk lejohet shkurtimi i saj (shih Durer El Muhtar).
2. Duhet të shkurtohet ajo që është më shumë se një grusht (shih En-Nihaje).

Poashtu transmetohet se – Imamu Adham Ebu Hanife është turpruar të shikoj në sy njërin nga talebet e tij, shkaku që nuk kishte dalë mjekëra (ishte qose).
Një ditë nxënesit e tjerë e njoftuan Imamin e tyre se edhe filanit i kanë fijet e mjekres në fytyrë. Gjë që e bëri të ndihet i lumtur.

Andaj shtrohet pyetja si është e mundur këta njerëz të bëjnë konferenca mbi Hanefizmin kur nuk respektojnë këtë detalj (që nuk është i vogël, por është synet)

– Pastaj mos të harrojmë se një ndër antarët e kësaj konference është edhe profesor Jusuf Zimeri një njeri i cili në rrjetet sociale nuk ndalet së fyeri dhe etiketuari shumë Mysliman që nuk kan mendime të njejta me të, madje me gjuhen e Milloshit dhe Latasit duke i quajtur ata VEHABI dhe plot etiketa tjera fyese që nuk i kan hije një profesori!

Artikulli paraprakAnnemarie Schimmel: Në Islam shumë ish-skllevër u bënë udhëheqës
Artikulli vijuesNcncncnc – Gjendet një foshnje e vdekur në tualetin e spitalit të Tetovës