Haziri: Gjilani ka mundësi bashkëpunimi me Turqinë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune kryetarin e shoqatës “Kosova-Shkup”, Rexhep Gunduz, me të cilin ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit shtesë në fushën e arsimit, kulturës dhe në sektorin ekonomik Gjilan – Turqi.

Me këtë rast Haziri, ka thënë se Komuna e Gjilanit ka mundësi të mëdha bashkëpunimi me shtetin e Turqisë sepse ka kapacitete ekonomike, kulturore, arsimore dhe profesionale, të cilat janë mundësi e madhe e konkurrencës në bazë të cilësisë dhe kualitetit për të shkëmbyer përvoja dhe praktika që kanë qëllim zhvillimin e Gjilanit si Komunë që është e binjakëzuar tashmë me disa Komuna në Turqi, transmeton Koha.net.

Ndërsa, nga ana e tij, Gunduz ka thënë se pos shumë aktiviteteve që ka kryer në krijimin e kushteve dhe bashkëpunimit më të mirë mes Kosovës dhe Turqisë, është i vendosur në fuqizimin e marrëdhënieve Kosovë-Turqi edhe në fusha të tjera të kulturës, arsimit dhe zhvillimit ekonomik.

Artikulli paraprakPërse orët që reklamohen tregojnë gjithmonë të njëjtën kohë?
Artikulli vijuesPas sulmeve terroriste në Bruksel, ministrat belgë ofrojnë dorëheqje