Ish ylli i Milanit:Vokrri mund të luante për Barcelonën po të mos ishte ligji i Jugosllavisë

Ish ylli i Milanit dhe kombëtares së Kroacisë, Zvonimir Boban ka ardhur në Kosovë për t’i dhënë lamtumirën e fundit legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në mëngjesin e ditës së shtunë pas një sulmi kardiak, shkruan GazetaBlic

Zvonimir Boban ka thënë se legjenda e futbollit kosovar mund të kishte luajtur shumë lehtë në klubet më të mëdha botërore, po të mos ishte ligji i Jugosllavisë.

“Jugosllavia kishte një rregull që të mos lejonte lojtarët nën moshën 28 vjeçare të luanin jashtë vendit, përndryshe Vokrri mund të luante me lehtësi për klubet më të mëdha si Barcelona”, ka thënë ish ylli i Milanit.

Fadil Vokrri u varros sot në varrezat e kryeqytetit nën nderimet më të lartë shtetërore.

Artikulli paraprakVarësia e ndaj lojërave të fatit/bixhozit/bastoreve dhe problemi i tyre
Artikulli vijuesKadri Veseli iu hyn fshesë ministrave të Presidentit Thaçi