Ja çfarë thotë hoxha për vdekjen e Astrit Deharit nga VV-ja

Hoxha nga Maqedonia, Bekir Halimi përmes disa postimeve në Twitter kanë shkëmbyer mesazhe me deputetin kosovar Fisnik Ismaili duke i shkruar këtij të fundit: “Më mirë me vdek në burg në përkrahje të vërtetës se sa me qenë lirë dhe me jetu në përkrahje të gënjeshtrës. Vdekja vjen me Caktim të Zotit, ama vdes Krenar.”

Ai po ashtu ka shënuar edhe një hadith të Profetit Muhamed alejhi selam: “Zotëri i dëshmorëve është ai që ngritet e këshillon pushtetarin zullumqar dhe ai e vret atë”.
Vdekja misterioze e Astrit Deharit ka ngritur debat të gjërë në Kosovë, familja e të ndjerit ka kërkuar ti bëhet autopsia nga ekspert mjeko ligjor të pavarur./KohaIslame

Artikulli paraprakFoto/ Miqësia e rrallë e aligatorit me bretkosat
Artikulli vijuesObama lë Shtëpinë e Bardhë, ç’do të bëhet me rrjetet sociale?