Kërkohet hetim i ri për shkollat e Gulenit në SHBA

Për shkak të lidhjes me organizatën terroriste “strukturat paralele” (FETO/PYD), nga autoritetet e Kalifornisë kërkohet që të rishqyrtohen edhe kërkesat shumë milionëshe të shkollës Magnolia

WASHINGTON (AA) – Kompania e avokatëve Amsterdam&Partners ka kërkuar nga autoritetet amerikane në Kaliforni që të ngrenë hetim të detajuar për punën financiare të shkollave që veprojnë në kuadër të organizatës në krye të të cilave është Fetullah Gulen, e i cili ngarkohet për një varg veprash kriminale në Turqi, përfshirë edhe tentimin për grusht shtet dhe përmbysjen e qeverisë turke, raporton Anadolu Agency (AA).

Në kumtesën e kompanisë thuhet se kërkesa deri te Departamenti i arsimit në Kaliforni është dhënë në emër të shtetasve amerikanë Josea Morena dhe Tine Anders, ndërsa kërkohet kontrollimi i punës financiare të 11 shkollave kontraktore të cilat veprojnë nën emrin e përbashkët të Magnolia Schools.

Për shkak të lidhjes me organizatën terroriste “strukturat paralele” (FETO/PYD), nga autoritetet e Kalifornisë kërkohet që të rishqyrtohen edhe kërkesat shumë milionëshe të shkollës Magnolia për hapjen e institucioneve të reja arsimore në këtë rajon.

“Po bëjmë hetim të gjerë për punën e shkollave që kanë lidhje të drejtpërdrejt me Gulenin. Shpresojmë se rezultatet e hetimit do të dihen gjatë muajit të ardhshëm, ndërsa jemi të bindur se opinion në Turqi dhe Amerikë do të shokohet me rezultatet”, deklaroi për AA drejtori i kompanisë Amsterdam&Partners Robert Amsterdam.

Artikulli paraprak20 Këshilla bukurie për femrat
Artikulli vijues"Putin duhet të gjykohet në gjykatën ndërkombëtare"