Këta janë kryetarët më të pasur të Kosovës

Kryetari i komunës së Mamushës, Arif Bytyç, del të jetë më i pasuri ndër gjashtë kryetarët e komunave të Kosovës.
Ai në një pubilim të bërë nga Levizja Fol, del t’i këtë si të hyra mbi 137 mijë euro. Pas tij rënditet kryetari i komunës së Dragashit, Salim Januzi me mbi 101 mijë euro të ardhura.

Duke e lënë në vendin e tretë kryetarin e komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, me afro 75 mijë euro, shkruan Gazeta Fjala.
Pas tij rënditet kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Nikolic, me mi 44 mijë euro të hyra vjetore. Në vendin e pestë në këtë listë rënditet kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me 41 mijë euro të hyra.

Derisa, në fund të listës është kryetari i komunës së Podujevës, Agim Veliu me 29 mijë euro të hyra në vit.

Artikulli paraprakIslami: Franca kurrë nuk do të jetë mike e shqiptarëve e aq më pak e Kosovës!
Artikulli vijuesThe Workout That Burns More Calories Than Running