Kjo është kompania kosovare që po mashtron mërgimtarët më bileta në Zvicër

Vetëm në kantonin Aargaut të Zvicër janë regjistruar 70 raste të mashtrimit të qytetarëve me bileta udhëtimi nga një kompani e quajtur “Kosova Lines”, të gjitha këto mashtrime janë bërë nga një grup i personave kanë arritur që të realizojnë planin e tyre.

A.Z i dëmtuar ka treguar për gazetën zvicerane “20 min,ch”, se prindërit e tij kanë qenë viktimë e këtij mashtrimi.

“Prindërit e mi kanë dashur të udhëtojnë nga Baseli në Prishtinë gjatë festave të Krishtlindjeve”, ka treguar A.Z për gazetën zvicerane.

Ai është shprehur se çmimet janë shumë të larta pasi që numri i bashkëkombësve që udhëtojnë për në vendlindje të tyre është i madh, ky lloj i çmimeve është i njëjtë edhe gjatë kohës së verës ku ka shumë fluturime të cilat edhe janë rezervuar më herët.

A.Z ka vazhduar përvojën e tij me këtë kompani fiktive “Kosova Line”, e cila ofronte mërgimtarëve një biletë kthyese në vlerë prej 429 franga për person. Ky fluturim do të kthehej më 21 dhjetor me një linjë ajrore gjermane.

Prindërit e A.Z kishin marr dy bileta dhe mjetet i kishin transferuar në një llogari bankare në Zvicër, ku edhe kishin marr konfirmimin se pagesa kishte përfunduar.

“Një ditë para fluturimit prindërit kishin marr një mesazh se fluturimi ishte anuluar”, tregon A.Z. ai thotë se atyre ju kishin thënë se do t’ju kthehen parat mirëpo ajo kjo nuk kishte ndodhur.

A.Z ka rrëfyer se njëjtë i kishte ndodhur edhe xhaxhallarëve të tij. Ai dyshon se pas kësaj qëndron një bandë nga Shqipëria.

“Unë shpresoj se njerëzit janë paralajmëruar nga raportimet e medieve” lidhur me këto mashtrime.

Policia kantonale e Aargaut ka bërë të ditur se ata janë mashtrues ndërkombëtarë që donin të bënin edhe një herë këtë lloj mashtrimi për Krishtlindje. Policia kantonale Solothurn këshillon të blejë bileta vetëm nga kompanitë e udhëtimit të besueshme ose direkt nga linjat ajrore të njohura. /Insajderi.com

Artikulli paraprakTokat milionëshe të “Burdushit”
Artikulli vijuesAeroplani Shtutgard-Prishtinë merr flakë