Kompania kosovare ka ndarë edhe rrogën e 14-të për punëtorët e saj

Kompania kosovare “Meka Halal Food” ka ndarë edhe rrogën e 14-të për punëtorët e saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë drejtori i kompanisë, Burim Piraj.

Më poshtë shkrimi i plotë:

Ashtu siç ishin planifikimet ka dashur i Madhi Zot që të bëhet dhe realizimi!

Sot është një ditë shumë e madhe për ne dhe njëkohësisht kënaqësi e veçantë të bëhet ekzekutimi i pagës së 14’të.

Gjithashtu sot morëm vendim që në të gjithë sektorët e kompanisë sonë paga minimale nga 1 Shkurti i vitit 2019 të jetë 300 EURO me të gjithë kontributet të paguara nga kompania!

Një falënderim të veçantë për konsumatorët dhe bashkëpunëtorët tanë!

Artikulli paraprakVV mendon me model elektrik të rivalizojë Land Rover Defenderin
Artikulli vijuesVetëdorëzohet ‘Eskobari i Ballkanit’