Kompania libaneze shënjestron PTK-në

Kompania libaneze “M1 International Limited” përflitet se ka mbetur konkurrente e fortë për privatizim e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), pas tërheqjes nga gara të “Albright Capital Menagment” dhe tërheqjes nga lobimi të ish-diplomatit James Pardew për konzorciumin Avicena.

M1 International Limited është e pjesë e grupit M1, korporatë kjo në pronësi të kryeministrit libanez Najib Mikati, dhe vëllait të tij Taha Mikati.

Najib Mikati në vitin 2011 ishte nominuar për postin e kryeministrit nga lëvizja islaministe Shiite “Hezbollah”, pas rënies së qeverisë së unitetit kombëtar në Liban.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri”, të afërta me procesin e privatizimit të PTK-së, nëse kompania libaneze do të shpallet fituese e tenderit, e cila ka shumë gjasë të ndodhë, atëherë do të dëmtohej edhe më shumë imazhi i vendit karshi investitorëve perëndimorë.

“M1 international Limited është në pronësi të kryeministrit libanez, i cili ka ardhur në pushtet me përkarhjen e Hezbollahut. Përzgjedhja e kësaj kompanie fituese e tenderit do të dëmtonte edhe më shumë imazhin e Kosovë karshi investitorëve seriozë perëndimorë”, bën të ditur ky burim.

Në faqen zyrtare të Wikipedia, Hezbollah përshkruhet si një grup militant islamik Shiitë dhe parti politike me bazë në Liban.

Sipas Wikipedia, Hezbollah pranon trajnime ushtarake, armë dhe përkrahje financiare nga Irani dhe përkrahje politike nga Siria.kohaislame

Artikulli paraprakDështuan të hyjnë në Kosovë
Artikulli vijuesBenzema: Më pëlqen presioni