Kroaci – Protesta në Vukovar kundër përdorimit të gjuhës serbe

Mbi 30 mijë persona kanë zhvilluar dje një protestë në Kroaci, më saktë në Vukovar, qyteti martir i luftës serbo-kroate të viteve ’90, kundër vënies së planifikuar në përdorim të gjuhës serbe dhe përdorimit publik të alfabetit serbo-cirilik.

Bashkë me mijëra qytetarë të etnisë kroate të Vukovarit, që ka rreth pak më shumë tridhjetë mijë banorë, në protestë ishin të pranishëm krotatë nga i gjithë vendi dhe përfaqësues të shoqatave të veteranëve dhe invalidëve të luftës.

Hipoteza për institucionalizimin e përdorimit të gjuhës serbe, thuajse e njëjtë me atë kroate dhe e alfabetit cirilik, u paraqit disa muaj më parë pas rezultateve të censusit të vitit 2011 që tregon se qyteti përbëhet nga një popullsi prej 57,4 për qind kroatë dhe 34,9 për qind serbë.

Kushtetuta në sanksionimin e të drejtave të minorancave etnike parashikon përdorimin e detyrueshëm të bilinguizmit në rast se një grup etnik regjistron më tepër se 33 për qind të popullsisë së një komune apo qyteti./trt/kohaislame

Artikulli paraprakJa si të eleminoni aromën e keqe të gojës
Artikulli vijuesArrestohet futbollisti shqiptar, shiste drogë në Itali