Kur mund ta ushqeni fëmijën me produkte të bylmetit

Disa beba fillojnë të provojnë produktet e bulmetit si për shembull kosin dhe djathin nga muaji i 6 nëse deri në atë kohë janë ushqyer me gji ose formulë me bazë qumësht lope dhe nuk kanë shfaqur shenja alergjie.

Megjithatë qumështi i lopës nuk duhet të zëvendësojë qumështin e gjirit apo formulës deri në muajin e 12 të jetës duke qënë se nuk plotëson nevojat e fëmijës por edhe mund të jetë i dëmshëm. Përsa i përket djathit dhe kosit ai duhet të jetë me yndyrë të plotë.

Nëse keni mundësi t’i jepni kosin e shtëpisë fëmijës do të ishte më mirë, në të kundërt duhet të zgjidhni një kos natyral (pra jo me shije) të posaçëm për fëmijë duke qenë se përmban më pak sheqer.

Në rast se fëmija është alergjik ndaj qumështit të lopës, astmë, apo ekzema mjeku mund të rekomandojë që këto produkte të jepen disa muaj më pas.

Artikulli paraprakMishi i përpunuar shkakton kancer të gjirit
Artikulli vijuesSpitalet në Kosovë nuk furnizohen me barna as 70 për qind