Kurti, Thaçit: Nëse nuk ndalesh, të presin protesta masive

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në seancën e parë të Kuvendit për sesionin pranveor, ka adresuar akuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi si dhe ndaj Qeverisë Haradinaj.

Ai përmendi grevat e punëtorëve të arsimit dhe korrupsionion në vend.

“Në vitin që shkoi papunësia te gratë ka mbetur njësoj. Sot lajm po bëjnë punëtorët që nuk janë në grevë se ata që janë në grevë. Sot është rritur korrupsioni tek sa rendi tek ambasadat po rriten”, tha ai.

Duke përmendur deklaratën e presidentit Thaçi i cili ka thënë se është i gatshëm për çfarëdo kompromisi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë, Kurti tha se aktualisht nuk po flasim për dialog por për pazare mes Kosovës dhe Serbisë.

“Në vitin e kaluar presidenti paralajmëroi kompromis të dhimbshëm. Thaçi ose bën blof me idenë e pajtimit final me Serbinë ose tash ka marrëveshje të fshehtë me Serbinë. Ajo çfarë kemi sot nuk është dialog por pazar”, tha ai.

I pari i VV-së, tha se partia e tij është kundër heqjes së taksës ndaj Serbisë, duke shtuar se në rast se presidenti Thaçi nuk largohet, atëherë do të ketë protesta më masive se ajo e 29 shtatorit të vitit të kaluar.

“Ne kërkojmë largimin e qeverisë Haradinaj dhe mbetjen e tarifës. Nuk ka kuptim dialogu përderisa kemi çdo ditë ftesa nga Gjykata Speciale. Protesta e 29 shtatorit ishte madhështore, por ajo do të jetë e vogël krahasuar me protestat tjera nëse nuk ndalet ky president” , u shpreh Kurti. /Telegrafi/

Artikulli paraprakVdes gazetari Naim Haxhosaj
Artikulli vijuesArbër Zeneli tregon arsyen pse e braktisi Suedinë për Kosovën