Lëshohet urdhërarrest për profesorin e dyshuar për dhunimin e nxënëses në Drenas

0
69

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest ndaj profesorit Shkëlzen Xhekaj, i cili dyshohet për keqpërdorim seksual të nxënëses së tij të mitur nga Drenasi.

Këtë lajm për klankosova.tv e konfirmoi zëvendës-kryeprokurori Ibrahim Berisha, i cili deklaroi se prokuroria mendon që ka prova të reja në këtë rast dhe edhe pas publikimit në media, e kanë rihapur rastin dhe janë të obliguar për t’i filluar hetimet.

Bëhet e ditur se kur viktima dyshohet se është keqpërdorur seksualisht nga profesori në fjalë, ishte 15 vjeç.

Gjatë ditës së djeshme mediat kanë raportuar se deri tek zbardhja e këtij rasti erdhi pasi e mitura kishte shkuar për ta denoncuar profesorin në polici, ndërsa hetuesi policor në vend të ofrimit të ndihmës e kishte kërcënuar dhe detyruar të kryente marrëdhënie seksuale më të, dhe se pas më shumë se një viti keqpërdorimesh ajo kishte ngelur shtatzënë dhe pas kësaj hetuesi e kishte dërguar tek një mjek në Prishtinë për të abortuar.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.