Ligjeratë Islame nga djali i Rifat Jasharit

Në një takim në komunitetin mysliman në Çikago të Amerikës, Murat Jashari ka dhënë disa këshilla për ata që ishin të pranishëm.
Ai ka falënderuar Zotin, për lirinë dhe për të gjitha mirësitë. Në këtë video shihet një dituri e thellë mbi fenë nga ai, kur rendit Profetët dhe disa dispozita të tjera fetare.
Ai i këshillojë të pranishmit, për përgjegjësit që i kanë si udhëheqës të komunitetit fetar, ngase kjo është një detyrë që Zoti ju ka obliguar. Ai poashtu përmendi: “Në Kuran ajeti i parë i zbritur është Lexo, Mëso, Studio, dhe kjo është porosi për neve për të marrë dituri dhe për arsimim”.
Ai ndër të tjera se rruga jonë e besimit, është rrugë e drejtë ngase këtë e ndoqën të baballarët tanë. Kjo është edhe një dëshmi se familja Jashari ka rrënja të thella në Islam./KohaIslame

https://www.youtube.com/watch?v=qwJa-ndCrKo&feature=youtu.be

Artikulli paraprakNë kërkim të Lavdrim Muhaxherit, bastiset shtëpia e zyrtares së AKI-së
Artikulli vijuesKryemyftiu i Arabisë Saudite: Turqia është vend islamik, atë duhet ndihmuar kundër armiqve [VIDEO]