Lija e ujit (lija e qenit), si t’i ruajmë fëmijët nga ajo

Një fëmijë me linë e dhenve të njohur në popull edhe me emra të tjerë si  “Lija e ujit” apo ”Lija e qenit” (variçelë) mund t’jua ngjisi fëmijëve të tjerë, para se vetë sëmundja të shfaqi shenjat e saj. Kjo ndodh për shkak se duhet të kalojnë të paktën dy javë që kur fëmijës i është ngjitur sëmundja derisa ti shfaqen fshikëza të kuqe nëpër të gjithë trupin. Fëmija mund të ketë temperaturë, dhe fshikëzat e kuqe mund ti kruhen shumë.

Fëmija duhet të qëndrojë në shtëpi, derisa koret nga fshikëzat ti kenë rënë, dhe nga plagët e vogla nuk rrjedhin më sekrecione.

VARIÇELA

Në popull njihet si “Lija e ujit”,”Lija e qenit”.

Është sëmundje akute virale ngjitëse me kontagjiozitet ( infektueshmëri) të lartë dhe kryesisht prek fëmijët e që karakterizohet me një ekazntemë vezikuloze (fshikëza).

Etiologjia
Shkaktarë i variçel-ës është Variçela-Zoster virusi që i takon familjes së herpes virideve.

Epidemioligja
Është sëmundje më e shpeshtë në moshën e fëmijëve dhe zakonisht sëmuren fëmijët e moshave 2-8 vjeçe. Kryesisht lajmërohet në formë sporadike ose epidemive të vogla në institucionet parashkollore si : kopshte, çerdhe e reparte të fëmijëve. Sëmundja prek të gjitha moshat që nga lindja ose lindin me variçel pasi që nuk trashëgon i porsalinduri imunitet nga nëna. I sëmuri është infeksioz një ditë para daljes së ekzantemës ( puçrrave) e deri sat të bie krusta ( dregëza ) e fundit.

Patogjeneza
Rrugët e përhapjes janë aerogjene me spërkla dhe kontakt të drejtpërdrejt. Portë hyrëse për virusët janë mukozat e rrugëve të frymëmarrjes dhe konjunktivat. Pas shumëzimit të viruseve në vendin e hyrjes, viruset shpërndahen ,gjeneralizohen dhe kjo manifestohet si ekzantemë vezikuloze ( fshikëza të mbushura me lëng serozë, purulent ose te format e rënda të sëmundjes ka gjak).

Manifestimet klinike
Inkubacioni zgjat 10 deri në 21 ditë.

Sëmundja zhvillohet në disa faza:

Faza prodromale–manifestohet me temperaturë të lartë 38-39 shkallë Celsius,plogështi,ethe,kollë dhe zgjat 1-2 ditë.

Faza ekzentematoze ( puçrrave)- fillon me kruarje e pas pak lajmërohen të gjitha stadet e ekzantmës ( puçrrave ) : macula, papula, vezikuale dhe krustat ( dregëzat).përhapja është në mënyrë centripetale (prej qendrës kah periferia) duke filluar nga trupi, qafë, kokë dhe gjymtyrë. Elouroshencat lajmërohen në rrathë-rrathë ( hove) për 4-5 ditë radhazi. Vezikulat në mukoza shpejt marrin dukjen e ulëçerave të rrethuara me areol të kuqe.

Faza regresionit – fillon me zbritje të temperaturës, rënien e krustave dhe nëse vezikulat nuk janë në mënyrë dytësore të infektuara me baktere nuk mbesin ulçeracione në vendin ku ka ra krusta. E pasi që virusi i variçelës prekë vetëm pjesën më sipërfaqësore të epidermës shumë shpejt rigjenerohet.

Format atipike të variçelës
Variça abortive.
Variçela buloze.
Variçela pustuloze.
Variçela gangrenoze
Variçela hemoragjike ( me gjak).

Diagnoza
Bëhet në bazë të dukjes të ekzantemës .daljes në hove të ekzantemës,shpërndarjes centripetale të ekantemës dhe daljes së ekzantemës edhe në kapilicium ( kokë)

Analizat laboratorike
Pasqyra e gjaku kemi zvogëlim të numrit të rruazave të bardha dhe dominojnë limfaciet ndërsa të dhënat tjera janë në kufi të vlerave referente. Testa serologjike ELIZA etj.

Diagnoza difernciale
Impetigon kontagjoze.
Herpesin e gjeneralizuar
Eczema herpetike etj.

Ndërlikimet
Janë të rralla dhe ndahen të hershme dhe të vonshme. Mund të janë shkaktuara nga vatë viruset ose nga infeksionet sekondare me baktere. Në lëkurë manifestohen si impetigo, flegëmon ose erizipelë. Pezmatimet e mushkërive pas ditës së 5 të fillimit të sëmundjes sigurisht janë me origjinë bakterore. Encefalti paraqitet me incidenë 1:1000 nëse paraqitet në fillim ose para ditë së dhjet nga fillimi kanë ecuri të mire.

Ndërlikimet më të rralla janë: miokarditi, perkarditi, hepatitis, glomerulonefrit, mioziti etj.

Trajtimi
Format e lehta të varicelë trajtohen me terapi simptomatike dhe izolim. Nëse i sëmuri ka kruarje intenzive ordinohen antihistaminikët, piodermit trajtohen me antnikrobik. Ndërsa format e rënda të variçelës duhet hospitalizuar.

Parandalimi
Izolimi do me thënë të ndalojmë kontaktin e të sëmurit me Variçel dhe personave të shëndoshë. Së paku i sëmuri izolohet një ditë par fillimit të manifestimeve klinike e 6 dri 10 ditë pas. Higjiena personale dhe higjiena e rrobave është e domosdoshme për parandalimin infeksioneve lëkurore. për shkak se shpesh shpërndarës i infeksionit është personi i tretë në ambulanca, spitale dhe pas kontaktit personeli shëndetësorë duhet të qëndroj jashtë në ajër të pastër për 15 minuta. Edhe ordinancat ku qëndruar i sëmuri me variçel duhet të ajrosen 15 min për ta parandaluar përhapjen e sëmundjes (rrezet infra të kuqe e mbysin virusin). Duhet përdorur pudër të lëngshme me penguar kruarjen. Personave që vuajnë nga limfamat, leukemit ose marrin barëra si krtikosteride, citostatikë duhet brenda 20 ditëve të kontaktit tu ipen imunoglobulin humane. Dhe duhet izolohen gratë shtatzëna.

Artikulli paraprak100 vjet Revolucioni i Tetorit – Si i mbështeti Perandori gjerman bolshevikët
Artikulli vijuesA e dini se Tiganët e shumë reklamuar nga janë të dëmshëm