Lunaçek kërkon që BE t’i bëjë presion Serbisë

0
155

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën Ulrike Lunacek ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që të bëjë presion Serbisë që t’i tërheq flet-arrestet ndërkombëtare.

Lunacek ka deklaruar kështu pas arrestimit të liderit të AAK-së Ramush Haradinaj dje në aeroportin e Baselit.

“Mbajtja e flet- arresteve ndërkombëtare të vjetërsuara nga ana e Serbisë që është në dialog me Kosovën me mbështetje të BE-së është plotësisht e papranueshme”, ka thënë Lunaçek në një deklaratë të saj./kumti.com