Manchester United, 20 milionë euro për Shaqirin

Pas Liverpoolit, edhe gjiganti tjetër britanik, Manchester United, ia ka mësyrë Xherdan Shaqirit. Uebfaqja angleze caughtoffside.com njofton se ‘Djajtë e Kuq’ janë të gatshëm t’i shpenzojnë 20 milionë euro për mesfushorin kosovar.

Gjithnjë sipas kësaj uebfaqeje, menaxheri i ri David Moyes është duke u munduar ta ndërtojë një ekip afatgjatë me lojtarë të rinj dhe e sheh 21 vjeçarin si përforcim ideal për repartin ofanziv të ekipit nga Old Traffordi.

Të njëjtën shifër e kishin ofruar ditë më parë edhe Reds, por gjiganti bavarez është i vendosur ta mbajë në Allianz Arena përfaqësuesin zviceran. Siç dihet, në Manchester United luan edhe futbollisti tjetër kosovar, Adnan Januzaj.kohaislame

Artikulli paraprakMbi 2 mijë familje në asistencë sociale në Mitrovicë
Artikulli vijuesTë përzgjedhurit e Papës Françesku në skandal homoseksualësh