Marrëveshjet për furnizime publike prej dhjetorit në dispozicion për qytetarët e Maqedonisë

Marrëveshjet për furnizime publike prej muajit të ardhshëm do të jenë në dispozicion për opinionin.

Organi kontraktues do të ketë për obligim që marrëveshjen ta publikojë në web faqen e vet, ndërsa më pas do të mund ta realizojë, konfirmoi për AIM drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Gjorgji Gjorgievski.

Sipas kësaj risie, të cilën paraprakisht e paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev, prej 1 dhjetorit çdo marrëveshje për furnizime publike e dakorduar prej cilitdo institucioni shtetëror ose publik nën kompetencat e Qeverisë, ndërsa me rekomandimet edhe të komunave dhe institucioneve të tjera publike, do të mund të realizohet pasi fillimisht të publikohet në ueb-faqen e çdo institucioni.

Prej kësaj mase, Qeveria pret transparencë serioze, por edhe kursim serioz të shpenzimeve të parave të qytetarëve në shtet. Mbi këtë bazë priten kursime më të mëdha vitin e ardhshëm.

“Tek furnizimet publike pamë se ekziston mundësi e madhe për korrupsion. Do të bëjmë gjithçka këtë korrupsion ta zvogëlojmë në nivelin më të ulët të mundshëm me tendencë që ta heqim komplet. Besoj se me këtë në vit mund të kursejmë dhjetëra e dhjetëra milionë euro, para të cilat i duhen shumë Maqedonisë për çdo lloj komponenti zhvillimor dhe për përforcimin e standardit të qytetarëve”, theksoi kryeministri Zaev.

Drejtori i Byrosë për Furnizime Publike, Gjorgievski thekson se publikimi i marrëveshjeve për furnizime publike së bashku me pezullimin e Këshillit për furnizime publike janë pjesë e reformave të parapara në sistemin për furnizime publike të cilat do të pasojnë edhe me sjelljen e një ligji krejtësisht të ri për furnizime publike sipas standardeve evropiane.

Artikulli paraprakShtyhet seanca për “Sopotin”
Artikulli vijuesNdotja e ajrit në Maqedoni në nivel të lartë