MBI 50 VJET OKUPACION

Shkrimi është publikuar më 10 nëntor, 1999

“Në vitet e para të shtetit të tyre Izraelitet pëlqenin të mendonin se Palestinezët thjesht nuk ekzistonin si nacion (popull ose kombësi, mendim i cili edhe sot është ringjallur sh.e.). Vështrimi i
tyre zyrtar ishte se:  kishte disa refugjatë Arab të cilët ishin larguar nga vendi i tyre por kurrsesi këta njerëz nuk përbenin në asnjë mënyre një komunitet me qëllim (synim) që të krijonin një nacion. Qëndrimi i tyre i’u bashkëngjit fjalëve të famshme të Levi Eshkol, Kryeministër në vitet 1963-1969 i cili pyeti një korrespondent te Newsweek, ‘Çfarë janë Palestinezët? Kur unë erdha këtu kishte 250.000 jo -çifut, kryesisht Arab dhe beduinë’. Pasuesja e tij Golda Maier ishte edhe më e prerë .Ajo i tha Sunday Times: ‘Nuk është se kishte një popull Palestinez dhe ne erdhëm e i hodhëm jashtë dhe morëm vendin e tyre. Ata nuk ekzistonin’*. Të dy Kryeministrat dhe pjesa tjetër e popullit te Izraelit në vitet 1940, 1950 dhe 1960 shpresonin dhe besonin se njerëzit të cilët ata kishin zhvendosur (kushdo që ata ishin), shume shpejt do absorboheshin në vendet në të cilat ata kishin marrë arratinë dhe së shpejti s’do mendonin më për shtëpitë e tyre të vjetra. Shpresat e tyre (ajo çfarë ata prisnin) kishin aprovimin e Sh.B.A. dhe të vendeve të tjera të Kombeve të Bashkuara. Ata supozonin se projektet e duhura regjionale të zhvillimit do ndihmonin zhdukjen e Palestinezeve.”[1]

“Friken më të madhe ia kam paraqitjes së ndonjë Muhamedi të ri në botën Arabe”. (ish kryeministri Izraelit, Ben Gorion)

“Derisa Kur’an-i te ekzistojë në duart e Myslimanëve ne nuk do të kemi mundësi të sundojmë në lindje” (ish kryeministri Britanik, Glodston)[2]

Këtë vit, në prag të mijëvjeçarit, Disney Land organizoi pavione prezantuese nga vende të ndryshme të botës. Çështja e përfshirjes së Jeruzalemit në pavionin e Izraelit si kryeqytet i këtij të fundit solli protestat e komunitetit Arab ne Kaliforni dhe si rrjedhim ca ndryshime në “emërtimin e Jeruzalemit”, si dhe prononcimin e autoriteteve te Disney Land, se nuk kishin pasur për qellim të shprehnin qëndrim politik. Shume gazeta u morën me këtë problem duke komentuar qëndrimet Arabe dhe Hebreje që “sollën problemet e tyre në Disney Land”.
Ky vit u kujton gjithashtu Myslimanëve kudo në bote, në vendet Arabe dhe në ishujt e Oqeanisë, në veri të Afrikës dhe në Azi, në Evrope dhe në Amerikë se u bënë mbi 50 vjet okupacion i Palestinës dhe okupacion i Kudsit – Jeruzalemit, qytetit të tretë për nga rëndësia në Islam, vendi ku sipas një hadithi
autentik Myslimanët inkurajohen të bejne pelegrinazh dhe që në historinë e Islamit njihet si Kibla e parë.
Qartazi problemet e Muslimanëve nuk fillojnë dhe mbarojnë në botën e Disney Land, por dalin në boten e jashtme, në të cilën për 50 vjet Muslimanët shpesh e kanë parë veten si Liza në Botën e Çudirave.

Palestina është vendi ku qartazi mund të shihen disa sëmundje të Umetit Islam që janë arsyeja e disfatave të vazhdueshme, dëshmi e viteve të tëra korrupsioni dhe prezantime ideologjish të huaja, paqartësi qëndrimesh dhe përçarjesh në Umetin që duhet të ishte “si një trup i vetëm”.

Çfarë përben Jeruzalemi?
New York Times, para disa kohesh, prezantonte një libër që merrej me të njëjtën pyetje. Për çifutët Izraeli (ish Palestina) është Toka e Premtuar dhe Jerusalemi qyteti i shenjte ku gjendet dhe Muri i Tempullit. Në historikun e Murit, sipas burimeve çifute shohim se në prag të administrimit të Jerusalemit nga myslimanët, çifutëve nuk u lejohej banimi në Jerusalem e as vizita e Murit. Kjo gjë i’u lejua atyre me mbërritjen e Kalifit të dytë, Omerit (r.a) ku Jerusalemi nuk ishte më pjesë e Perandorisë Romake po pjesë e Kalifatit Islam. Më vone kur ushtritë kristiane e rimorën Jerusalemin e rrënuan Murin dhe e kthyen në vend mbeturinash, që u rindërtua në periudhën e Selimit të Parë ose Sulejmanit të Madhërishëm. Pas shekujsh ku Jeruzalemi dhe Palestina ishin pjesë e Kalifatit Islam, ajo sot njihet pjesërisht si Izrael dhe pjesërisht si “Territoret e Pushtuara Arabe” që indikojnë në politikën botërore pjesë të krizës në Lindjen e Mesme..

Pas periudhës kur Teodor Herzl, babai i Zionizmit modern filloi punën për të “përfituar nga armiqësia e perëndimoreve ndaj Hebrenjve”grupe të shumta çifutësh kanë marrë rrugët duke ikur nga vendet ku kane banuar për shekuj drejt “Tokës së Premtuar” për të prishur rendin botëror. Grupet e para të
organizuara shkuan nga Gjermania, si pjesë e marrëveshjes së liderëve Zionist me udhëheqësit Nazist. Në realizimin e kësaj marrëveshjeje, në një kohe kur Kalifati Islam kish rënë pas shekujsh korrupsioni të brendshëm dhe lufte nga jashtë, nazistet organizuan kampe për këto grupe ku do mësonin punët e bujqësisë, pra të ishin të përshtatshëm për terrenin ku do te jetonin. Këto iniciativa u ndihmuan nga çifutët e pasur në Gjermani e Angli (Agjencia Çifute), ndërsa marrëveshja me nazistët vazhdoi dhe gjate kohës së Luftës ku Sionistet u bënë mbrojtës të interesave të nazistëve në getot dhe në kampet e përqendrimit ku ato përbenin “policinë e kampit” dhe sabotonin rezistencën e getove. Për këtë arsye shumë prej tyre dëshmuan pro disa prej udhëheqësve nazistë. Gjithsesi “Toka e Premtuar” nuk ishte motivacion i mjaftueshëm për të lëvizur miliona çifutë nga Sh.B.A. ku sot ka më shumë çifutë se në Izrael.
Në këtë pikë futen në skenë kristianët. Shumë organizata kristiane, kryesisht protestante, financojnë miliona dollarë që t’i ndihmojnë projektit për grumbullimin e sa më shumë çifutëve në Izrael dhe presin rindërtimin e Tempullit në përmbushje të vizioneve të tyre biblike. Lobi Çifut në Kongresin
Amerikan, komunitet e shumta Çifute në Amerikë si dhe pjesëmarrja e tyre në Administratën Amerikane e jo vetëm por dhe ajo pjesë e identitetit Amerikan qe e sheh veten si pjesë të kulturës Judeo-kristiane (term ky i shpikur pas viteve ’50) ka bërë që qëndrimi Amerikan dhe qëndrimi Hebre të duken si një i vetëm në sytë e Muslimanëve[3]. Këtu mund të kujtojmë se sa herë kemi ndonjë ekzibicion ku djem me fytyrat e mbuluara me shaulet tradicional djegin flamurin e Izraelit, kjo pasohet menjëherë me djegien e flamurit amerikan, flamurit më të djegur në botë. (Përkujtim për librin Guines). Duhet theksuar se pas rrëzimit të komunizmit në Lindje, vështirësitë ekonomike kujtuan shumë ruse se ishin çifute. Çështja qëndron se shtëpitë e të ardhurve në çdo kohë, ndërtoheshin duke shkatërruar shtëpitë e popullit që kish jetuar me shekuj aty dhe që sot jeton si refugjat, si i përzënë, si i dhunuar e i burgosur. Si rrjedhim Palestina është kthyer në një nga plagët më serioze në trupin e Muslimanëve dhe një prej konflikteve më të nxehta. Shteti i Izraelit do qëndronte që atëherë si lapidar i disfatës së vendeve Arabe, i politikave të tyre, i krizës së unitetit të tyre, e zgjedhjes së gabuar të aleancave.
Shteti i Izraelit qëndron si dëshmi e dëmit që Muslimanët pësuan nga korrupsioni i Kalifatit, korruptimit të kredos Islame, të nacionalizmit Turk dhe atij Arab si dhe të tendencave të majta. Kjo, gjer ne piken e marrëveshjeve ushtarake me B.Sovjetik ku madje u tentua që Islami të paraqitej si një lloj majtizmi, e përçarës (ku vende si Egjipti u tërhoqën nga koalicioni kundra Izraelit) apo sabotimi i lëvizjes së rezistencës Palestineze nga Siria e Jordania (këtu mund të kujtojmë dhe arrestimet e kohëve të fundit të udhëheqësve të Hamasit në Amman, Jordani) etj. Këto vende së bashku me ringjalljen e helmit të nacionalizmave zëvendësuan sistemin ligjor duke marrë kryesisht modele Evropiane sekulare. Në këto vende, dijetarët, aktivistët, udhëheqësit Islam dhe besimtarë të thjeshtë kanë përjetuar dhunën më makabre, spastrime në masë (si në Jordani e në Siri), djegie trupash të gjallë çfarë e bën ironike të protestohet për të drejta njeriu. Këto vende, pavarësisht nga burimet që kanë vazhdimisht kanë kriza ekonomike dhe sidomos pas fundit të viteve 70, ekonomia ka rënie të vazhdueshme dhe popullsia përjeton injorancë, injorim, krizë identiteti e krizë morale.
Ndërkohë brenda Palestinës kemi njohur tre lloje të rezistencës: ekstremistët e majtë, përgjegjës për shumë akte dhune, krahun e Jaser Arafatit me premtimet e tij për luftë kundra terrorizmit (lexo kundra lëvizjes Islame) dhe rezistencën me tendenca Islame. Ndër këto grupe me i njohuri HAMASI. Këto lëvizje, kryesisht rrjedhime të lëvizjes Ikhwani Muslimin të themeluar në Egjipt nga Hasan al-Bana, kane problemet e tyre të brendshme, dallime në metodologji që ka sjellë kritika nga dijetarët e
Islamit Ortodoks. Këto lëvizje mbartin një tufë me emërtime (Hizb-parti), dëshmi e paqartësive të tyre dhe dallimeve në kredo. Gjithsesi duhet vënë në dukje se është shtuar popullariteti i këtyre te fundit duke u zvogëluar ai i Jaser Arafatit, gjë që shkon në proporcion të zhdrejtë me shtimin e
‘konsideratës’ së perëndimit për këtë të fundit! Populli Arab e sidomos ai Palestinez është neveritur nga skenat e miqësisë dhe takimeve të duarve me ata që i kanë ngjyer duart në gjakun e popullit Palestinez e Libanez.
Domethënës është fakti se udhëheqësi aktual hebre, Ehud Barak, i cili mori votat pas premtimeve për paqe dhe njohje të marrëveshjeve të bëra me krahun Palestinez, akuzohet nga organizatat pacifiste Hebreje se po bën ndërtime në territoret që supozohen t’u jepen Palestinezëve me një shpejtësi me të madhe se Netanjahu! Ndërsa udhëheqësit Arabe trumbetojnë fitoret e tyre duke filluar me J.Arafati e duke vazhduar me Husni Mubarak (që vazhdon të fitojë zgjedhjet duke qenë i vetmi kandidat) e mbreti riosh i Jordanisë duke shqyer fytyrat nga buzëqeshjet me Barakun dhe Presidentin Klinton, Presidentin e vendit që furnizon me armë ushtrinë Izraelite kundra fëmijëve të Intifadës të armatosur me gurë! Mbështetja Amerikane ishte vendimtare në fitoren e Izraelit kundra koalicionit Arab. Pas marrjes se Jerusalemit, flamuri Zionist u valëvit mbi Murin e Tempullit, në rrugën që më parë mbante emrin e Burakut, mbi të cilin Profeti (s.a.u.s) bëri udhëtimin në natën e mirazhit, kur zbriti dhe në Jerusalem.

Më tutje, në vitet e fundit kemi përjetuar sulmin që Iraku ndërmori kundra Kuvajtit, pra një vend Mysliman kundra një tjetri dhe ky i fundit së bashku me Arabinë Saudite kërkuan ndihmën e ShBA, çka do sillte futjen e ushtareve Amerikane në territorin e Arabisë Saudite, që përben shkelje të një urdhri të Profetit(s.a.u.s). Egjipti do paguante 50 bn dollarë borxhe me pjesëmarrjen e tij në koalicionin kundra Irakut[4]. Më tutje nga bazat Amerikane në këto vende u lëshuan raketa kundra dy vendeve Myslimane; Afganistanit dhe Sudanit, gjë që nuk i tronditi aspak zemrat e udhëheqësve të
vendeve Myslimane e aq më pak forumet për të drejtat e njeriut nëpër botë. Pa dyshim, të tëra këto zhvillime, e sidomos prezenca ushtarake Amerikane në ato zona (përfshi këtu dhe bazat në Turqi), janë humbje në terrenin e luftës për lirinë e Palestinës dhe të Masxhid al-Aksa.

Në artikullin me titull “Përplasje e Qytetërimeve”, Samuel Hantigton flet për kufijtë e përgjakur të Islamit, kudo ku është në kufi me një kulturë apo qytetërim tjetër. Kështu është rasti i Kashmirit me Hindut, Çeçenët me Rusët, Boshnjakët me Serbët dhe “një konflikt po ngjizet midis popullit te Kosovës dhe Serbëve“-(artikulli është shkruar ne ’93).
Fakti që të tëra konfliktet e lartpërmendura zhvillohen në territore me popullsi Muslimane tregon se Myslimanët nuk janë agresoret por viktimat dhe fiksioni i terrorizmit është joreal. (Administrata Amerikane konsideron aktivitet terrorist luftën e muxhahidinëve të Kashmirit kundra ushtrive të
barbarëve H
indu?!).

Palestina dhe territoret e tjera të pushtuara, të banuara nga Muslimanë, dëshmojnë dobësinë e udhëheqjeve të këtyre vendeve, se ajo çfarë udhëheqjet e këtyre vendeve përfaqësojnë është e huaj për popujt Muslimanë dhe sistemi, pjesë e të cilit ato janë, është i papërshtatshëm, jo funksional dhe mbahet në këmbë nëpërmjet dhunës dhe strukturave të tjera neokoloniale. (Pse në zgjedhjet në Egjipt, Tunizi, Marok etj., nuk lejohet pjesëmarrja e partive Islame, ndërsa në Algjerinë e “masakruar nga fundamentalistët”, populli votoi 82% për këta integralistë, pse këto zgjedhje u dhunuan me anë të ushtrisë,(?. E njëjta ndodhi me zgjedhjet e fundit në Gaza ku fitoi Hamasi dhe nuk u njohën zgjedhjet as  nga administrata amerikane, as nga bota perëndimore dhe iu mohua bashkëpunimi nga këto vende pushtetit të dalë nga këto zgjedhje sh.e.) a nuk është demokracia ajo çfarë popujt dëshirojnë dhe për të cilën votojnë?).

Mbyllje

Po këtë vit, ndërkohë që NATO bombardonte Kosovën e Serbinë duke u munduar të pengoje Islamizimin e luftës në një vend me popullsi Muslimane, disa Protestant evropianë ndërmorën një udhëtim në Jerusalem, me qëllim që të kërkonin falje për barbaritë e kryqtarëve. Komentatori i një televizioni amerikan tregonte se si ata qenë përzënë nga disa tregje Arabe “ku akoma është e freskët kujtesa e masakrave të kristianëve Serb kundra vëllezërve të tyre Muslimanë të Kosovës”. Padyshim iniciativë për tu lavdëruar!(?)
Por këta njerëz duhet të kuptojnë që janë qeveritë e votuara nga po ata që vazhdojnë kryqëzatat (revistat Britanike e quanin fitore të kryqëzatave futjen e trupave Angleze në Jerusalem gjatë Luftës së Parë Botërore). Janë qeveritë e votuara nga këta njerëz që mbajnë në këmbë makinën e dhunës Izraelite.
Ishin vende si Anglia që bënë të mundur krijimin e dhunshëm të shtetit të Izraelit dhe janë Sh.B.A. që i dhanë mbështetjen dhe garancinë deri sot e tutje. Nëse këto ditë flitet për shtet Palestinez, kjo nuk është favor, po pjese e të drejtës që i takon.

Në Disney Land nuk u nda puna se ku qëndron Jerusalemi, po u la diku midis Micky Mousit dhe Plutos. Aty gjendet Muri i Tempullit nën hije të të cilit, jetojnë Hebrenjtë e vetëkënaqur me statusin e më të mirëve e të zgjedhurve, si dhe ata që vënë re se është tepruar zullumi dhe se çorientimi i Arabëve një ditë mund të përfundoj dhe të jenë gati të votojnë për këdo që premton paqe. Në të njëjtin vend jetojnë kristianët në pritje të shembjeve të apokalipsit si dhe ato kisha që numërojnë shekujt e jetës së tyre në Jerusalem, dëshmi e tolerancës Islame . Diku më tutje qëndron Xhamia e
Shenjtë al-Aksa. Në të falen fëmijët e Intifadës dhe nënat e martirëve (shehidëve), ish të burgosur në burgjet e Izraelit-breza të lindur në okupacion.
Arabet janë brenda një labirinti dhe po kërkojnë daljen, në Jerusalem valëvitet flamuri i shtetit Sionist.
Këto ditë, kur po shkruaja këto rreshta, shfletoja broshurën me tekstin e një debati të një prej personazheve më interesante të lëvizjes Islame të këtij shekulli, Ahmed Deedat (rahimullah) me titull: “Arabs and Izrael, conflict or conciliation?” (Arabët dhe Izareli, konflikt apo pajtim?) Midis fotografive pashë disa nëna palestineze të armatosura me besim dhe kurajo që kishin vënë përpara një grup ushtarësh Izraelit të armatosur gjer te dhembi i qenit me armë amerikane, e në fund të faqes ndodhej shënimi:
“Ç’Muxhahidinë mund të lindin nëna të tilla.”

Allahut i lutemi për fitore.

B. Sinani



[1] Newsweek, Shkurt 1969 dhe The Sunday Times, 15 Qershor 1969

  Marrë nga libri ‘Inside the Arab World’ të Michael Field

[2] Marrë nga libri “Qëndrimet e Perëndimit ndaj Islamit dhe Myslimanëve” shkruar nga Xhelal El- Alim. Tetovë, 1994

[3] “Duhet ta kuptojmë se mosmarrëveshjet që ekzistojnë midis nesh dhe popujve arabë nuk janë mosmarrëveshje midis shteteve dhe popujve, po ato janë mosmarrëveshje midis qytetërimit Islam dhe atij të Krishterë“(dhe më tutje) “Historia e vërteton se Amerika është pjesë përbërëse e botës perëndimore, e filozofisë, e besimit dhe e sistemit të saj e kjo e bën atë të ketë qëndrim kundërshtues ndaj botës lindore Islame, e cila me filozofinë dhe besimin e saj përfaqëson fenë Islame. Amerika s’ka rrugëdalje tjetër veçse të ketë qëndrim të tille, të jetë në anën e kundërshtarëve të Islamit, të jetë në radhët e botës perëndimore dhe në anën e shtetit Sionist (Izraelit) nëse vepron ndryshe bëhet antipati e gjuhës, e filozofisë, e kulturës dhe e ndërmarrjeve të veta”. (Eugen Rusto, zyrtar i Ministrisë së Punëve të jashtme dhe këshilltar i kryetarit Xhonson për çështjet e Lindjes së Mesme deri në vitin ’67, Ibid).

[4] “Inside the Arab World” te Michael Field.


*Autori dhe as artikulli nuk paraqesin domosdoshmërisht qëndrimet e redaksisë kohaislame.

Artikulli paraprakToshiba prezanton laptopët e rinj
Artikulli vijuesGruaja që fliste vetëm me Kur'an