Messi – Barcelona, zbulohet rroga rekord me kontratën e re

Lionel Messi me rrogë rekorde nga kontrata e re me Barcelonën deri më 2021. Lionel Messi nënshkroi sot kontratën e re me Barcelonën.

Sulmuesi argjentinas ka konfirmuar të ardhmen e tij në klub deri në vitin 2021.
“Gazzetta dello Sport” shkruan se përderisa “Football Leaks” nuk e zbulon rrogën e Messit, raportimet e fundit sugjerojnë se ai do të paguhet 48 milionë euro në sezon.

Në total, kontrata e re e Messit mes 2017-2021 do t’i kushtojë Barcelonës rreth 400 milionë euro, duke llogaritur edhe tatimet.

Artikulli paraprakEkskluzive:S’ka rinumërim të votave në Prizren dhe Prishtinë
Artikulli vijues“Putini është një oportunist, një mjeshtër në mbushjen e një boshllëku politik”