Na mashtruan,Tek kur e pashë ambasadorin amerikan, dhe atë britanez, atëherë po e kuptoja në qfarë situate na kanë dërgu

Deputeti i Nisma-s, Milaim Zeka e ka quajtur mashtruese nënshkrimet për kërkesën rreth shfuqizimin të Ligjit për Gjykatën Speciale. Në profilin e tij në “Facebook”, Zeka ka thënë se me vënien e nënshkrimeve menduan se do të debatonin rreth peticionin të bërë nga OVL-UÇK, për çështjen e Speciales.

“Tek kur u futem ne sallën e Kuvendit po dëgjonim historinë trishtuese, për gjera te jashtëzakonshme. Nënshkrimet ishin mbledhur me hile, dhe për qëllime krejt tjera. Kur e pashe ambasadorin amerikan, dhe atë britanez, atëherë po e kuptoja lojën e dikujt për ta goditur pamvaresine e Kosovës, pastaj edhe miqësinë me perëndimin”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Hilja me peticionin dhe nenshkrimet e deputeteve

Te gjithe e dine sponzorin kryesor te disa veteraneve, qe tubuan nenshkrime per te futur ne ligjin e Gjykates Speciale “hetimin dhe ndjekjen edhe te serbeve qe kane kryer krime ne Kosove”! Keshtu ka qene ne fillim. Duke sjellur peticionin ne Kuvend, sponzori kishte ndryshuar qellimin e peticionit.

Hileja e dyte ndodhi ne Kuvend. Mashtrimi i deputeteve me nenshkrime. Na kerkuan nenshkrimet, pa asnje shkrese tjeter, perpos nenshkrimet. Menduam se do te debatonim rreth peticionit, asgje ma shume. Tek kur u futem ne sallen e Kuvendit po degjonim historine trishtuese, per gjera te jashtezakonshme. Nenshkrimet ishin mbledhur me hile, dhe per qellime krejte tjera.

Kur e pashe ambasadorin amerikan, dhe ate britanez, atehere po e kuptoja lojen e dikujte per ta goditur pamvaresine e Kosoves, pastaj edhe miqesine me perendimin.

Mbrame jam bindur per te fundit here: Ne trurin e lidershipit kosovar nuk ekziston interesi nacional. Nuk ekziston koncepti i shtetendertimit, po shtetshkaterrimit.

I mjere ky popull. Mjere femijet tane se ku po jetojne.

Çka me thane ma shume, perpos: Kuku per ne!!!

Artikulli paraprakPresidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar ligjin e ri për taksat
Artikulli vijuesIk sa më parë sepse ka ikë edhe shpresa për një jetë më të mirë!