Në dallim prej Kadrisë, Kryeministri i Kanadasë respekton kulturën islame dhe femrave nuk ua zgjatë dorën

Kryeministri i Kanadasë e njeh dhe e respekton kulturën islame. Ai gjatë ceremonisë së mirëseardhjes për refugjatët sirian, femrat i përshëndeti sipas traditës islame, pa ua zgjatur dorën.
Kryeministri i një vendi të civilizuar, ani pse i krishterë respekton vlerat e ndryshme të njerëzve. Fotot në fjalë dëshmojnë se ky respekt, nuk bënte fjalë vetëm për femrat e mbuluara sipas traditës islame, por edhe ato të pambuluara, që mund edhe të mos jenë muslimane, duke pasur parasysh preferencën e disa vendeve perëndimore që të parazgjedhin prej refugjatëve sirian ata që janë të besimit të krishterë.

Ndërsa pushtetarët tonë, që janë lindur në familje islame, dhe janë pushteti i një vendi me popullatë muslimane, i nënçmojnë këto parime. Kjo përvec që është shenjë e mungesës së kulturës islame është mungesë edhe e kulturës së përgjithshme njerëzore dhe, kjo casje duket se është zgjatje e ideologjisë së monizmit komunist tek një pjesë jo aq e vogël e pushtetarëve tonë.

Kështu ndodhi edhe kur Kryeparlamentari me këshilltarët e tij vizituan institutcionin më fetar të vendit, medresenë Alaudin dhe nxënësve të kësaj medrese ai nuk ua respektoj këtë parim.

A thua vallë, për pushtetarët dhe politikanët tonë, drejtësia, barazia dhe respekti që vendet perëndimore dhe pushtetarët e tyre kanë ndaj popullit të tyre dhe ndaj popujve imigrant, do të jenë ndonjë model real apo kjo është vetëm retorikë mashtruese për të fituar pushtet e përkrahje dhe për ta përdorur pastaj këtë pushtet në mënyrë qoftë edhe brutale për të shtypur komunitete të caktuara dhe për të mohuar të drejtat themelore të tyre.

Artikulli paraprakBurri im i dashur, ti që mendon se ke bërë gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës
Artikulli vijuesMitrovicë, aty ku nuk ndërhyn "njësia antiterror": Serbi rrahë 6 policë dhe lirohet nga prokurori