Në tragetin "Norman Atlantic" 13 të vdekur, 30 të zhdukur

Numri i të vdekurve në tragetin “Norman Atlantic”, e cila u përfshi nga zjarri teksa lundronte nga porti grek Patras në Ankona të Italisë, u rrit në 13, ndërsa 30 pasagjerë evidentohen si të zhdukur, raporton Anadolu Agency (AA).

Ndërsa aksioni për shpëtimin e pasagjerëve të tragetit “Norman Atlantic” ende vazhdon, ka mospërputhje në numrin e pasagjerëve që humbën jetën dhe të zhdukurve që japin zyrtarët grekë dhe italianë.

Sipas lajmeve të mediave greke, që si burim tregojnë autoritetet në këtë vend, nga zjarri në traget deri më tani jetën kanë humbur 13 persona, duke përfshirë dy marinarët shqiptarë, dhe se vazhdojnë kërkimet për 30 njerëz.

Katër ditë pas fatkeqësisë, për shkak të komunikimit të dobët mes zyrtarëve Italian dhe Grek njoftohet se nuk dihet se ku saktësisht ndodhen disa pasagjerë të shpëtuar. Gjithashtu, listat e publikuara të pasagjerëve nuk janë të sigurta dhe përfundimtare, ndërsa ka pretendime që në traget kishte edhe emigrant ilegal.

Televizioni shtetëror Grek NERIT njoftoi se në traget kanë humbur jetën dy pasagjerë grekë, ndërsa në mesin e 268 udhëtarëve, 236 prej tyre u shpëtuan, dhe vazhdon kërkimi për 30 prej tyre.

Në anën tjetër, kompania greke ANEK, në pronësin e së cilës është trageti, më herët njoftuan se në traget kishte 478 pasagjerë, pas kësaj dhanë edhe numrin prej 474 pasagjerësh.

Artikulli paraprakRealiteti i popujve në ndrrimin e vitit kalendarik
Artikulli vijuesKanada: një burrë vret tetë anëtarë të familjes dhe vetëvritet