Nënkryetari i Lëvizjes BESA: Siç i pranojmë mirënjohjet, duhet t’i pranojmë edhe përgjegjësitë

0
140

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, nëpërmjet një postimi në rrjetin socail Facebook, një ditë para mbajtjes së Këshillit Qendror, në shenjë të vetëmohimit dhe përgjëgjsisë politike e morale ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të partisë.

Ai në këtë rast ka paralajmëruar se nuk do të garojë as për postin e kryetarit të partisë.

Zeqirija Ibrahimi, Lëvizja BESA

“Në shenjë të respektimit të vlerave të vendosura nga Lëvizja BESA, që ‘të merret përgjegjësia politike për rezultatet’, po jap dorëheqje, duke dhënë mesazhin se askush në BESË nuk është më i rëndësishëm se BESA dhe askush në BESË nuk është i pazëvendësueshëm. Me këtë rast deklaroj se, duke e respektuar këtë përgjegjësi politike, mbetem jashtë edhe nga gara për kryetar të Lëvizjes BESA në Kongresin e Parë të Lëvizjes”

Ibrahimi thekson se mbetet në qëndrimin se më e rëndësishme është të vendosen standardet e përgjegjësisë politike dhe ato të respektohen nga lidershipi, sesa të bëhen përfitime të ndryshme.

Zeqirija Ibrahimi, Lëvizja BESA

“Ne të BESËS duhet të dallohemi edhe në këtë pikë: ashtu siç i pranojmë mirënjohjet, duhet të dimë ta pranojmë edhe përgjegjësinë. Kjo na bën të jemi të ndryshëm nga të tjerët. Andaj këtë do ta pres kurdoherë edhe nga të gjithë kolegët e tjerë të BESËS, sepse kjo është BESA e vërtetë, për të cilën kam kontribuar dhe të cilën e kam ëndërruar gjithnjë”

Ibrahimi ka falënderuar të gjitha ata që e kanë mbështetur, duke theksuar se do të vazhdojë të mbetet në BESË për t’i bërë betejat e radhës. Ndryshe, kongresi i parë i Lëvizjes BESA, do të mbahet më 24 shkurt.