Nga 1 janari s’ka më vetura të vjetra

Në këtë vit është rritur numri i automjeteve të importuara për 33 përqind. Deri më tani janë importuar mbi 30 mijë automjete.

Zyrëtarë doganorë këtë ngritje të importit e kanë arsyetuar për faktin se prej 1 janarit 2018, do të hynë në fuqi ligji për moshën e automjeteve dhe kriteri tjetër të ‘Euro-katër të standardit’.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë se ligji për kufizimin në vjetërsisë së automateve deri në dhjetë vjet dhe kufizimi tjetër për emetimin e gazrave, që do të hynë në fuqi nga 1 janari i vitit të ardhshëm, ka ndikuar që të rritet importi i automjeteve nga 22 mijë në 35 mijë.

“Importi i automjeteve për këtë vit, për shkak se prej 1 janarit futet ndalesa… ku secili automjet duhet të plotësoj kriterin e moshës apo vjetërsisë deri në dhjetë vite dhe kriteri tjetër të ‘Euro-katër të starndardit’, andaj, për këtë arsye ne kemi parë një rritje të madhe të importit të automjeteve, ku vetëm deri tani janë importuar mbi 30 mijë automjete, që në krahasim me vitin e kaluar ku gjatë gjithë vitit kemi pasur 22 mijë automjete të importuara. Andaj, kjo rritje paraqet 33 përqind më shumë rritje të importit për automjete. Pra, ne presim që deri në fund të dhjetorit numri i automjeteve të importuara të mbërri në 35 mijë”, ka thënë Stavileci.

Ndryshe, Dogana e Kosovës mbetet njëri prej institucioneve më të rëndësishme për mbushjen e arkës së shtetit, ku për vitin 2018, ka planifikuar të inkasoi 1 miliardë e 75 milionë euro.

Artikulli paraprakMaqedonia zgjedh kryeprokurorin
Artikulli vijuesTransporti i kafshëve në menyrë inteligjente