Një britanik i sapo shëruar nga kanceri humbi jetën gjatë një grindje për vendin e parkimit

Personi, i cili gjeti vdekjen si rezultat i një grindjeje në parkingun e supermarketit Asda në Biggleswade të Britanisë së Madhe, kohët e fundit u shërua nga kanceri, njoftoi familja e tij.
64-vjeçari Brian Holmes u përfshi në një grindje në parkingun për njerëzit me aftësi të kufizuara të supermarketit.
Pas kacafytjes atë me plagë të rënda në kokë e dërguan në spital, ku ai ndërroi jetë.
“Brian Holmes ishte një njeri familjar, i cili adhuronte nipërit dhe familjen e tij, dhe vetëm këtë javë atij i thanë që ishte shëruar nga kanceri dhe se ishte plotësisht i shëndetshëm”, – thuhet në një deklaratë të familjes Holmes.

Artikulli paraprakPresidenti Izraelit: Populli iranian nuk është armik i Izraelit dhe izraeli nuk është armik i Iranit
Artikulli vijuesX-Keyscore e ka kthyer të gjithë botën në harddisk